Kryefaqja / LAJME / Emrimi i zv. Ministrave nga Kosova i pamjaftueshëm. LSHB kërkon rikthimin e vendeve të rezervuara për deputetët jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë

Emrimi i zv. Ministrave nga Kosova i pamjaftueshëm. LSHB kërkon rikthimin e vendeve të rezervuara për deputetët jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë

Emrimi i katër zv. ministrave nga Kosova në kabinetin e Qeverisë së re të Republikës së Shqipërisë është një hap para, por nuk është i mjaftueshëm për zbatimin e obligimit kushtetues për bashkim kombëtar. 

Duke pasur parasysh se vendet e rezervuara për deputet të trojeve të Shqipërisë së pushtuar u hoqen pas Marrëveshjes së gushtit 1924 ndërmjet Ahmet Zogut dhe kryeministrit serb, Nikolla Pashiç dhe se kjo marrëveshje e fshehtë solli pasoja të rënda kombëtare për shqiptarët është më së e domosdoshme, korigjimi i gabimeve të asaj kohe.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon rikthimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për të gjitha krahinat shqiptare, sipas aktit juridik të 28 Nëntorit të vitit 1912. 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka emëruar katër zv.ministra nga Kosova në kabinetin e tij. Besa Shahini, zv.ministre e Arsimit, Hajrullah Çeku zv.ministër i Mjedisit dhe Turizmit, Ilirjana Bajraktari zv.ministre e Shëndetësisë dhe Valbona Shujaku zv.ministre e Kulturës.

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

DËSHMIA TRONDITËSE: MËSUESIT THIRRËN PRINDËRIT DHE I THANË TË MOS U FLISNIN SHQIP FËMIJËVE NË SHTËPI

TIQERO, dikur quhej Bintikli dhe ndodhet 48 km në verilindje të qytetit Aleksandropoli dhe 4 …

Leave a Reply