Kryefaqja / LAJME / Foto e pa publikuar deri tani, Ziadin Sela në gjendje të rëndë pas dhunës në Kuvend

Foto e pa publikuar deri tani, Ziadin Sela në gjendje të rëndë pas dhunës në Kuvend

Kryetari i LSHB-së, Tahir Veliu, ka publikur një fotografi me kryetarin e Aleances për Shqiptarët, z. Ziadin Sela, gjatë qëndrimit të tij në spitalin “Nëna Terezë” në Shkup.

Nga fotoja shihet se udhëheqësi i ASh-së, Ziadin Sela ka marrë lëndime të rënda nga dhuna e ushtruar ndaj tij. Kujtojmë që Sela është sulmuar rëndë natën e 27 prillit, momentin kur u zgjedh kryetari i ri i parlamentit të Maqedonisë.

“Sulmi ndaj z. Sela nuk ishte thjeshtë sulm ndaj një individi, por ishte sulm ndaj popullit shqiptar dhe kërkesave të ligjshme për barazi të plotë. Ky sulm ishte pjesë e skenarit serbo-rus në Maqedoni. Kundërpërgjigja e shqiptarëve ndaj shovinizmit dhe terrorit të shtetit lugat të Maqedonisë duhet të jetë bashkimi dhe organizimi i tyre për jetësimin e të gjitha pikave nga Platforma Shqiptare. Ju bëjë thirrje gjithë shqiptarëve në Shqipërinë Lindore, që në zgjedhje të votojnë vetëm për kandidatë shqiptarë dhe partitë politike shqiptare. Asnjë votë shqiptare nuk duhet të shkoj për partitë politike sllavo-maqedonase dhe partitë tjera, që synojnë shkombëtarizimin e shqiptarëve”, thekson Veliu në postimin e tij në rrjetin social Facebook.

Check Also

Idrizi: Çështja çame, në themel të kombit shqiptar

Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi ka reaguar në lidhje me takimin e realizuar ndërmjet ministrit …

Leave a Reply