Kryefaqja / LAJME / Greqia ekspansioniste, me sëmundje kronike, luftënxitëse dhe paqja më Shqipërinë

Greqia ekspansioniste, me sëmundje kronike, luftënxitëse dhe paqja më Shqipërinë

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahit Veliu ka reaguar ndaj sulmeve të njëpasnjëshme të zyrtarëve grekë, të cilët janë hedhur në një ofensivë shtetërore ndaj vendit tonë. 

Ishte presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, i cili nga Selaniku përsëriti qëndrimin se kinse me Shqipërinë, Greqia dëshiron që të ketë marrëdhënie të mira, por kjo nuk mund të bëhet vetëm në mënyrë të njëanshme. Mesazhet drejtë Shqipërisë i vazhdoi, ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili ka shprehur “vullnetin” e Athinës që në takimin e Kretës të tentohet zgjidhja totale e problemeve mes dy vendeve. Sikurse të mos mjaftonin deklaratat e presidentit grek dhe ministrit të jashtëm, kësaj ofensive ndaj Shqipërisë i’u shtua edhe ajo nga ambasadorja greke në Shqipëri, Eleni Sourani, e cila nga Vlora deklaroi se: “shteti grek është i vëmendshëm për të gjitha zonat minoritare dhe jo vetëm Himara.”

Ja reagimi i plotë:

Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos duhet ta këtë të qartë se ashtu siç edhe ai vet ka deklaruar, dy vendet nuk mund të kenë marrëdhënie të mira në mënyrë të njeanshme, prandaj në frymën e këtij “mirëkuptimi” ne ftojmë autoritetet shtetërore greke, që të fillojnë të bëjnë pjesën e tyre, duke filluar nga shfuqizimi i Ligjit të Luftës 2636/1940, i cili ligjërisht vë në gjendje lufte Greqinë dhe Republikën e Shqipërisë. 

Sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, minoriteti grek në Republikën e Shqipërisë, është vetëm 24.243, dhe në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë, madje i tejkalon këto pritshmëri, sipas të Drejtës Ndërkombëtare, kështu që, i ashtuquajturi problemi i minoritetit grek, nuk është asgjë më shumë se propagandë e nxitur nga politika shtetërore greke, e cila ende nuk ka hequr dorë nga plan programi ekspansionist për Greqinë e Madhe “Megali Idea”.

Ndërsa, lidhur me “vullnetin” e mirë për zgjidhjen e probleme totale mes dy vendeve, të shprehur dje nga ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ne e përshëndesim këtë orientim “europianist” të shumë pritur dhe kërkojmë që urgjentisht të hapet çështja më e rëndësishme e pazgjidhur ndërmjet dy vendeve ajo e Çamërisë, për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë. 

Rrjedhimisht, ne kërkojmë nga Greqia, që jo si shprehje e vullnetit të mirë, por si obligim dhe përgjegjësi, të njeh zyrtarisht egzistencën e pakicës shqiptare nën Greqi, dhe bazuar në Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të garantoj të gjitha të drejtat e patjetërsueshme të shqiptarëve autoktonë; si kthimin e popullsisë shqiptare në Çamëri, njohjen e gjenocidit ndaj çamëve, njohjen e shtetësisë së dyfishtë, kthimi i pronave, kompensimi për shfrytëzimin e pronës, organizimi i pushtetit dhe administratës në gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Çamërisë, hapjen e shkollave shqipe, dhe financimin e tyre në të gjitha nivelet dhe në fund, duke u bazuar në parimet e së drejtës së vetëvendosjes dhe dekolonizimit të zgjidhet statusi përfundimtar i Çamërisë.

Krejt në fund, një kundërpërgjigjje të shkurtër për ambasadoren greke në Shqipëri, Eleni Sourani, të cilës i’a rikujtoj se Himara nuk është zonë minoritare greke, nuk mund të jetë e tillë me 3% grek që jetojnë atje dhe nuk ka për të qenë kurrë, përkundër tendencave greke, që përmes “pensioneve” speciale prej 300 euro në muaj, tenton që në mënyrë artificiale të shpikët një minoritet grek, prandaj kërkojmë nga ajo që të mos përzihet në punët e brendshme të Republikës së Shqipërisë, duke ngritur pretendime ekspansioniste ndaj territoreve sovrane të Shqipërisë.

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Dëshmia e historianit gjerman: Në Athinë kishte Gjykatë shqiptare

Shtegtarë të panumërt perëndimorë që vizituan Athinën në shekullin e nëntëmbëdhjetë pikasën një realitet që …

Leave a Reply