Kryefaqja / OPINION / GUERILJA SHQIPTARE ME PËRMASA KOLOSALE – ALEATE E NATO-së

GUERILJA SHQIPTARE ME PËRMASA KOLOSALE – ALEATE E NATO-së

Organizimi i luftës së armatosur në Kosovë nën emblemen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte shpresa dhe altërnativa e vetme për liri. Lufta e UÇK-së nuk ishte vetëm lufta që e çliroi Kosovën por ishte lufta që i çliroi gjithë shqiptarët nga psikologjia e robit.

Kur thika e robëruesit po shkonte thellë e më thellë në palcën tonë, djemtë e ri që ishin edukuar në frymë patriotike që në djep, vendosen që ta therrorizonin veten dhe ta mbronin popullin e pambrojtur nga shfarosja dhe t’ia ruanin dinjitetin njerëzor e kombetarë.

Kosova sot frymon dhe prosperon pikërisht në saje të atdhetarizmit dhe martirizimit të bijve dhe bijave më të mira të kombit shqiptar, të cilët sakrifikuan dhe flijuan jetët e tyre, në emër të ardhmërisë sonë kombëtare.

Luftetarët e lirisë kur kapën armet, nuk, menduan siç menduan shumë të tjerë që nuk u nisen në rrugën e tyre. Ata nuk menduan kurr për vdekjen, dashuria për atdhe i shtyri që të marrin vendim të luftojnë për troje t’veta, 

Dëshmorët ushqyen me gjakun e zemres së tyre krenari e guxim, u bënë pishtarë dhe udhërrëfyes për kombin, ishin ideali i përsosmerisë së atdhetarit. Aktet heroike dhe vetflijimi i tyre në emer të atdheut e lirisë ishin frymëzim për vazhdimin e luftës deri në fitore.

Flamuri kombëtar u ngroh me gjakun e dëshmorëve, prandaj nuk ka forcë të errët që përbaltë ëndrrat e dëshmorëve. Ato as vriten as nuk shuhen, ato përherë do të ndriçijnë ndër breza. Dëshmorët dhanë jetën që të mbinin lule e jo varre, që në atdhe të ketë dritë e diell, të ketë gëzim e lumturi e jo dhëmbje e vaje, që Shqipëria të jetë një dhe e pa ndarë.
FLAMURI KOMBËTAR U NGROH 

ME GJAKUN E DËSHMORËVE

Check Also

Gjergj Kastrioti dhe Adem Jashari

Shkruan : Brilant Gashi Kur shkruaj për këta dy heronj të mëdhenj , ndihem më …

Leave a Reply