Kryefaqja / TË NDRYSHME / Historiani grek e pranon: Himara ka qënë dhe është shqiptare, më vjen turp që jam grek

Historiani grek e pranon: Himara ka qënë dhe është shqiptare, më vjen turp që jam grek

Përgatiti: Xhildinho Ozuni 

Fryn erë e hidhur në Ballkan, shumë e hidhur.

Ballkani, vija ndarëse por dhe arena e përjetshme ku përplasen superfuqitë dhe interesat e tyre. Ajo, çka po shihet kohët e fundit nuk i shërben Ballkanit, BE-së e as botës, por vetëm po sjell ‘klimë të ftohtë’ mes kombeve ballkanas. Greqia, përsëri shfryn vrullshëm ndaj Shqipërisë dhe po të perceptojmë, marrëdhëniet nuk kanë qënë aq ‘të zjarrta’ sa ç’janë sot. Kushtet e reja, që Greqia i ka vendosur Shqipërisë, për antarësimin në BE, e bëjnë akoma më shqetësuese, situatën në rajon. Nga ana tjetër, bashkimi i duarve dhe e vetquajtura ‘vëllazëria’ mes shteteve të Greqisë, Serbisë, Rumanisë dhe Bullgarisë, nuk prodhon paqen në rajon, aq më tepër përjashtimi i Shqipërisë, nga ky grup shtetesh sjell vetëm përçarje dhe pse jo, luftë, siç kanë bërë vite me radhë, këta antishqiptarë. Greqia duket më këmbëngulëse, në ‘çështjet’ që i ka parashtruar Shqipërisë dhe herë pas here, përdor vulgaritet dhe ofendime të tejskajshme, ndaj një kombi që i ka ‘vjedhur’ gjithçka, duke prodhuar edhe genocidin e llahtarshëm çam dhe dhunën kafshërore. Ndërsa tani kërkon të mos shkelen të drejtat e njeriut të ‘minoritetit grek’ në Himarë kur vetë shkeli 24 pika të të drejtave të njeriut (që ka përpiluar OKB) ndaj çamëve. Por, po të flasësh me një grek, për të tilla çështje, ai ,pjesërisht nuk do tregohet harbut si qeveria greke, por do reflektojë paksa. Rasti i Nikos Papadopulos është i veçantë, profesori i historisë, i lindur në Patra por prej 35 vjetësh jep mesime dhe leksione në Athinë, ka prekur shumë çështje, në lidhje me genocidin çam, minoritetin grek në Shqipëri, ligjin e luftës apo dhe Himarën. Ai shprehet ndër të tjera: 

“Në nuk kemi dashur kurrë që rajoni i Çamërisë, të përfundonte ashtu, në mënyrën më mizerabël dhe tragjike. Më vjen turp që jam grek, të gjithë ne jemi fajtorë për të gjitha, që kemi bërë ndaj një populli të pafajshëm. Nuk duhet t’i kishim rënë kurrë në qafë, Shqipërisë. Pale, tani politika jonë e qelbur kërkon akoma përçarje, akoma luftë… Unë e them me plotë gojë, Himara ka qënë dhe është shqiptare, nuk ka toka greku në jug të Shqipërisë. Jam vetë mësues historie dhe e kam studiuar me ‘rrënjë e dhëmballë’ historinë e Himarës e të ‘Vorio-Epirit’dhe Shqipërinë, që shtrihej matanë Peloponezit. Kjo kastë politike që na drejton kërkon përsëri luftë dhe përçarje, në vend që të jetojmë në paqe dhe miqësi me fqinjët…Mendoj që ligji i luftës, që ka shteti jonë me Shqipërinë, të shkrihet sa më shpejt… E përsëris, asaj që i kemi bërë Shqipërisë, të na vijë turp si grekë që jemi.”

Check Also

Fqinjët tanë i tmerron një Shqipëri e bashkuar dhe e fortë

Jemi një komb i vjetër mbi 5000 vjet, fqinjët tanë i tmerron një Shqipëri e …

Leave a Reply