Kryefaqja / OPINION / LUGINA E PRESHEVËS/ SERBIA ÇREGJISTRON BANORËT, POR ATA NUK I REGJISTRON AS KOSOVA

LUGINA E PRESHEVËS/ SERBIA ÇREGJISTRON BANORËT, POR ATA NUK I REGJISTRON AS KOSOVA

Avokati i Popullit në Kosovë, Hilmi Jashari në “KTV” ka ngritur një problem në lidhje me banorët e Luginës së Preshevës.
Serbia po i çregjistron në vendin e tyre të lindjes, duke i penguar ne të drejtat civile, ndërsa ata nuk po mund të regjistrohen në Kosovë.
“Shkelja e madhe që po ndodh është ajo me qytetarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Një numër i madh i këtyre qytetarëve që jetojnë në Kosovë për shkaqe të ndryshme, Serbia po i diskriminon tash e sa vjet vazhdimisht duke i çregjistruar nga listat e regjistrit të vendbanimit dhe duke i penguar në të drejtat civile, duke filluar nga nxjerrja e dokumenteve elementare siç janë certifikatat dhe dokumentet tjera”, ka sqaruar Jashari.
“Gjithashtu edhe nga autoritet kosovare këtyre qytetarëve nga Lugina e Preshevës u pamundësohet nxjerrja e dokumenteve të Kosovës. Pra këta qytetarë janë në gjendje shumë të keqe”, vijoi ai.
Sipas tij, vetëm në rajonin e Gjilanit janë mbi 2 mijë persona që kanë këtë problem.
Ai ka premtuar se do të bëjë çmos që të argumentojë para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për këtë shkelje të drejtave të njeriut që po ju bëhet këtyre qytetarëve dhe, siç ka thënë që Serbia të marrë aktgjykimin e merituar për fshirjen nga regjistrat këta banorë shqiptarë.
“I njëjti rast ka ndodhur edhe me Slloveninë, ai ku komuniteti boshnjak është fshirë nga regjistrat dhe Sllovenia e ka humbur këtë betejë në gjyq”, ka thënë Jashari.

Check Also

Greqia braktis në heshtje bisedimet me Shqipërinë, pritet vetoja greke në qershor

Nga Arben Llalla Në fund të muajt mars, Greqia braktisi në heshtje bisedimet me Shqipërinë …

Leave a Reply