Kryefaqja / OPINION / Masakrimi i pushtetit lokal të komunës së Preshevës nga bandat kriminale të Serbisë 

Masakrimi i pushtetit lokal të komunës së Preshevës nga bandat kriminale të Serbisë 

Shkruan: Nehat Hyseni 
Sipas logjikës së kahëmotëshme të regjimit të Serbisë për “shqiptarët e ndershëm”: “Budi naš, radi kako znaš!” (“Bëhu i yni dhe vepro si të duash!”), është uzurpuar dhe masakruar skajshmërisht funksionimi i pushtetit lokal në komunën e Preshevës, që kohëve të fundit është imponuar dhunshëm nga Serbia, me kolaboracionistin antishqiptar, Shqiprim Arifin, një variant i Rrahman Morinës preshevar.

Me vendimin e premieres Ana Bërnabiq dhe me bekimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 14 shtator 2017 e katapultuan këtë “çaush” të Preshevës, duke realizuar suprimimin e Kuvendit të Komunës së Preshevës dhe pushimin e mandateve të 38 këshilltarëve të dalur nga zgjedhjet lokale të 26 prillit 2016, dhe me suspendimin e Këshillit Komunal prej 13 anëtarësh, pastaj edhe me shkarkimin arbitrar nga Qeveria e Serbisë të Kryetares së Komunës së Preshevës, zonjës Ardita Sinani, në Preshevë u suspendua plotësisht demokracia popullore e fituar me votë, si rezultat i vullnetit të qytetarëve të saj i shprehur me votë në zgjedhjet e përmendura.

Kështu, i tërë pushteti lokal iu dhurua nga Serbia, të besuarit të Aleksandar Vuçiqit, gastarbajterit nga Gjermania, Shqiprim Arifit, nga fshati Tërnavë i komunës së Preshevës, bashkë me një anëtar të SNS-it, dmth partisë politike të Vuçiqit, e dalur si fraksion i partisë fashiste të Partisë Radikale Serbe të vojvodës çetnik, Vojisllav Sheshelit, i akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi, për masakrat ndaj kroatëve, e sidomos ndaj myslimanëve në Bosne.

 Përmasat e krimeve të hordhave çetnike të udhëhequra e të komanduara nga Shesheli, në të cilat mori pjesë dhe dha “kontributin” e vet me armë në dorë edhe Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Madje, ka mbetur në kujtesë deklarate e tij për shfarosjen e myslimanëve në Bosne, e cila është e ruajtur me videoregjistrim dhe qarkullon edhe sot e kësaj dite në rrjetet sociale në internet, ku ai shprehimisht deklaron, ose më mirë me thënë, kërcnohet “solemnisht”, se “për çdo serb të vrarë, ne do të hakmerremi duke vrarë njëqind myslimanë”!

Ky kërcnim fashist, i cili është i njejtë me kërcnimet nazi-fashiste të Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore, që ishte prelud për masakrat e njohura ndaj nxënësve të pafajshëm të shkollave të Kragujevcit, ashtu si vepruan bandat kriminale serbe në Bosne pesë dekada më vonë në Srebrenicë, ku masakruan mbi 8.500 (tetë mijë e pesëqind) myslimanë.

Aktualisht, pra, Presheva po përjeton një histori të trishtueshme të masakrës së demokracisë popullore dhe të pushtetit lokal të qytetarëve shqiptarë, nga Serbia, të imponuar me anën e Shqiprim Arifit, që është shndërruarr në figurën më të urrejtur të shqiptarve të komunës dhe mbarë Luginës së Preshevës.

Tani, ShqiprimArifi “vret e pret” në emër të pushtetit të Serbisë në komunën e Preshevës, duke realizuar për një kohë relativisht të shkurtër, masakër të vërtetë institucionale!

Fillimisht, ai mori 33 (tridhjetë e tre) vendime, si kryetar i të ashtuquajturit “Organ i Përkohshëm” me bashkëpunëtorin e vet besnik në këto punë të pista antidemokratike dhe tmerrësisht antishqiptare, Armend Aliun dhe me anëtarin e SNS-it të Aleksandar Vuçiqit, si dhe disa ditë më vonë nxorri edhe 19 (nëntëmbëdhjetë) “vendime” të tjera, dmth, brenda disa ditëve nxorri gjithsej 52 (pesëdhjetë e dy) vendime, që janë baraz me shumën e vendimeve katërvjeçare të një mandati të plotë të legjislaturës së Kuvendit Komunal!

Sapo u ul në krye të pushtetit absolut, Shqiprim Arifi, si puthador servil i Vuçiqit, menjëherë e nëshkroi Planin Aksional Lokal (Lokalni Akcioni Plan) 2017-2021, për kolonizimin e Preshevës me refugjatë serbë nga Kroacia, Bosna e Kosova, që ishte refuzuar kategorikisht nga PVD dhe kryetarja e atëherëshme e Kuvendit Komunal të Preshevës, zonjës Ardita Sinani që të vihet në rend dite për shqyrtim dhe miratim, që shkaktoi edhe prishjen e koalicionit qeverisës APN-PVD.

Në dinamikën e paraparë të këtij Plani për kolonizimin e Preshevës dhe 35 fshatrave të saj, ishte paraparë ndryshimi i strujturës kombëtare të kësaj komune, duke i detyruar shqiptarët të shpërngulen dhe në vend të tyre të vijnë kolonët serbë, sirianë, irakianë, pakistanezë e afganistanezë, etj. Pikërisht ashtu si ishin paraparë dikur masat e represionit dhe shpërnguljes së shqiptarve në Turqi me Trajtatin midis Mbretërisë së Jugosllavisë të vitit 1938, të bazuar në Elaboratin famëkeq, gjenocidal e fashist të Vasa Çubrilloviqit, që u pranua edhe nga Jugosllavia socialiste e J.B.Titos dhe u përti Marrëveshja me Turqinë për shpërnguljen e reth 450.000 shqiptarve me dhunë, me aksonin famëkeq të mbledhjes së armëve, të udhëhequr asokohe nga Ministri i Punëve të Brendëshme dhe shefi i UDB-së, Aleksandar Rankoviqi.

Ky fat i zi iu përcaktua edhe shqiptarve të Luginës së Preshevës me nëshkrimin e Shqiprim Arifit për komunën e Preshevës, si dhe nga veprimet kriminale antishqiptare të Nagip Arifit, kohë më parë në komunën e Bujanocit.

Zaten, këta dy argat faqezi të Serbisë, të ndihmuar edhe me servilizmin sahanlëpirës të Ragmi Mustafës në “lëpirjen e eshtrave” nga kuzhina antishqiptare e Serbisë së Daçiqit dhe Vuçiqit, që bashkarisht e bllokuan Kuvendin, Këshillin Komunal dhe Kryetaren dhe imponuan abrogimin dhe dhpërndarjen e pushtetit lokal, për interesa personale të pista e kriminale dhe me diktat të qarqeve antishqiptare serbe për degradimin politik e ekonomik dhe për kolonizimin shkombëtarizues të komunës së Preshevës në periudhën e ardhëshme katërvjeçare, 2017-2021.

Gjithashtu, Shqiprim Arifi në mënyrë kriminale dhe antiligjore riktheu dhe nënshkroi tenderin korruptiv për rrugën e “Karposhit”, i cili ka kosto prej 86 milion dinarë (716.000 euro) kurse çmimi real, sipas çmumeve reale të tanishme, llogaritet se duhet të jetë reth 45 milion dinarë (375.000 euro).

 Kjo do të thotë se reth 41 milion dinarë (341.000 euro) të taksapaguesve preshevarë do të përfundojnë në xhepa privatë të Shqiprim Arifit dhe partisë e bashkëpunëtorëve, apo bandës së tij kriminale.

Sipas skenarit të njohur të regjimit të Sllobodan Millosheviqit të degradimit të ekonomisë dhe institucioneve të Kosovës në vitet e nëntëdhjeta, kur kuadrot shqiptare u suspenduan me vendosjen e masave të dhunëshme, Shqiprim Arifi dhe Qeveria e Serbisë, për një kohë jashtëzakonisht të shkurtër kanë zbatuar një masakër të paparë instucionale e kuadrovike, të paparë në rajon që nga koha e regjimit fashist të Sllobodan Millosheviqit.

Kështu psh. drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit. Dr. Reshat Ymerin, të njohur si “legjendë e mjekësisë preshevare”, vetëm një muaj para pensionimit, Shqiprim Arifi e shkarkoi nga ky post.

 Sepse, atij dhe regjimit antishqiptar të Serbisë i pengon Dr. Reshati, i cili ka autoritet të madh tek shqiptarët e Preshevës dhe në Luginë e më gjërë edhe për kontributin e madh të dhënë gjatë Luftës së UÇPMB-së, si mjek i cili tregoi guxim dhe trimëri të rrallë, duke rrezikuar jetën e vet për të depërtuar nën breshërinë e plumbave të ushtrisë, policisë e xhandarmerisë serbe gjatë regjimit të egër të fshatit Rahovicë dhe në rajonet tjera të luftës, për t’i ndihmuar të plagosurit.

Fatkeqësisht, Dr.Reshatin e shkarkon nga detyra Shqiprim Arifi dhe në vend të tij emëron personin i cili ka notë të dobët nga instancat profesionale vlerësuese është vlerësuar me notë 1.47, kurse Dr.Reshati me notën 8.66!

Pastaj, ky person është i njohur edhe si denoncues i korrespondentit të RTK-së, z.Baki Rexhepi në Gjykatën e Serbisë, si “terrorist dhe pjesëmarrës në Luftën e UÇPMB-së”, duke shpifur gënjeshtra makabre gjatë procesit të gjykimit si “dëshmitar”!!!

Këtu i përmenda vetëm tre raste, nga gjithsej 52 “vendime” të Shqiprim Arifit dhe bandës së tij kriminale e tradhëtare në degradimin e çdo gjëje shqiptare në komunën e Preshevës, për qëllime antishqiptare të Serbisë, duke mos i përfillur dhe duke i shkelur madje edhe vet ligjet e këtij shteti albonofob, antidemokratik dhe tmerrësisht antishqiptar.

Check Also

LE TEMPS (MAJ, 1939) : APELI I MBRETIT ZOG DREJTUAR SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË LIDHJES SË KOMBEVE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Nëntor 2017 Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar të enjten …

Leave a Reply