Kryefaqja / LAJME / Meta ia kthen shpejt Thaçit, s’e sheh zgjidhje pajisjen e kosovarëve me shtetësi shqiptare

Meta ia kthen shpejt Thaçit, s’e sheh zgjidhje pajisjen e kosovarëve me shtetësi shqiptare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se pas qasjes bllokuese të BE-së, i ka kërkuar presidenti të Shqipërisë, Ilir Meta, që qytetarëve të Kosovës t’u lejohet aplikimi për shtetësi shqiptare në mënyrë që të lëvizin lirshëm.Meta, ndërkaq, tha se, “zgjidhja nuk është të merret nënshtetësia shqiptare, por tejkalimi i problemit të izolimit të Kosovës”.


Meta, ndërkaq, tha se, “zgjidhja nuk është të merret nënshtetësia shqiptare, por tejkalimi i problemit të izolimit të Kosovës”.


Deklarata “bombë” e Thaçit: Shqipëria t’u jep shtetësinë kosovarëve që të lëvizin lirshëm.

Gjatë konferencës së përbashkët për media të presidentit Thaçi dhe homologut të tij nga Shqipëria, Ilir Meta, Thaçi ka thënë se ka kërkuar nga Meta që Shqipëria t’u jap shtetësinë kosovarëve si pasojë e bllokadës që BE-ja po ia bën kosovarëve për të lëvizur lirshëm.Ai tha se ka shumë studentë, punëtorë e qytetarë të Kosovës që për shkak të izolimit, nuk mund të shkojnë në vendet evropiane. Andaj, i bëri thirrje Tiranës, që në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën t’u mundësojë kosovarëve që të marrin nënshtetësi të shtetit shqiptar, në mënyrë që të fitojnë të drejtën për pasaporta dhe liri të lëvizjes.
“Kam kërkuar nga presidenti Meta që kosovarëve, sidomos studentëve dhe biznesmenëve, t’u mundësohet që të kenë nënshtetësi të Shqipërisë në mënyrë që të lëvizin lirshëm. Këtë e mundëson edhe Kushtetuta e Kosovës edhe ajo e Shqipërisë”, ka thënë Thaçi.“Shqetësimi im është se jemi tërësisht të izoluar dhe pa perspektivë në familjen euro-atlantike”, ka shtuar ai.Ndërkohë, presidenti Ilir Meta tha se ndodhet në një pozitë mjaft të vështirë, ngase ka shumë kërkesa nga qytetarët e Kosovës që të marrin nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë për t’i shpëtuar bllokadës në të cilën ai tha se padrejtësisht janë vënë.“Theksojmë domosdoshmërinë e dhënies fund të këtij izolimi, për të mos thënë këtij diskriminimi që u është vënë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Meta. Ai tha se e konsideron të padrejtë kushtëzimin që i është vënë Kosovës me ratifikimin e Demarkacionit dhe liberalizimit të vizave.Kjo është edhe një deklaratë radikale e presidentit Thaçi pas atyre të dy ditëve më parë kundër bashkësisë ndërkombëtare, që vijnë si pasojë e izolimit të Kosovës nga Bashkimi Evropian. /Lajmi.net/

Check Also

Mielli serb pushton Shqipërinë. Buka jashtë standardit

Fabrikat e blojës panë rënie dyshifroreve të xhirove vjetore më 2016, si pasojë e konkurrencës …

Leave a Reply