Kryefaqja / PERSONALITETE / MUJA DHE HALILI I DITËVE TONA…Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj-NATO

MUJA DHE HALILI I DITËVE TONA…Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj-NATO

Pushteti nga ana shqiptare,në shtetin sllavo-maqedon, përbëhej nga partia e BDI-së e cila në gjirin e saj, krijoi Banden kriminale për Eliminimin e kundërshtarëve të vet, dhe gjithë atyre Luftarëve të Lirisë,të cilët nuk arriti ti korruptoj, blej dhe shantazhoj kjo bëhej simbas planit sekret të koduar me emrin ”LIKUIDIMI I QENËVE TË LUFTËS”, plan i cili ishte pregaditur, nga një pjesë e SHP të UÇK-re në krye me komandantin e përgjithshëm Ali Ahmetin, që gjindeshin gjatë gjithë kohës së luftës në Prizeren. Kjo Bandë kriminele e BDI-së, në bashkëpunim me shërbimin sekret dhe forcat e sigurisë të pushtusit sllavo-maqedon,filloi zbatimin dhe egzekutimin e këtij Plani,kundër Luftarëve të Lirisë, duke filluar me egzekutimet e mistershme,burgosjen,torturat, denimet kapitale ndaj tyre,me procese të montuara politike,filluan me shantazhe dhe dëbime, injorimin deri në pakufi të tyre.
Në ditët e sodit,nuk është më sekret asgjë,edhe plani sekret i koduar me emrin ”LIKUIDIMI I QENËVE TË LUFTËS”,kishte të bëjë pikrisht me vrasjet e mistershme,burgosjet,torturat,denimet kapitale ndaj tyre,me procese të montuara politike,shantazhe dhe dëbime,injorimin deri në pakufi të tyre.
Për Grupin e Kumanovës,që është tradhëtua nga Banda kriminele e BDI-së,apo nga trekandëshi i Bermudeve,kjo ma dihet haptas,duke filluar nga fëmijët deri të moshuarit,Banda kriminale e BDI-së,ka patur komunikim të drejtëpërdrejt,me kryespiunin Shenasi Mehmeti,ish UDB-shit jugosllav dhe të agjentit të DSK-së sllavo-maqedone,spiuni që u kërkua,edhe në seancat gjygjësore,të dëshmoj nga pjestarët të Grupit të Kumanovës,ky kryespiun,Ali Ahmeti,Sadullah Duraku,Ejup Halimi dhe shumë të tjer,edhe pse u ftuan,si dëshmitar nga pjestarët e Grupit të Kumanovës,ata nuk ju përgjigjën këtyre thirrjeve,sepse nuk kishin mundesi të përballëshin,me faktet dhe argumentet,me dijën,intelegjencen,trimërin dhe guximin e pjestarëve të Grupit të Kumanovës.Kryespiuni,ish UDB-ashi dhe agjenti i DSK-së Shenasi Mehmeti,ka lidhje farefisnore me oponentët kryesor të BDI-së,me ish Ministrat e BDI-së,me personat kryesor të Bandes kriminale të BDI-së.Me gjithë kapacitetet e tyre,Banda kriminale e BDI-së,në bashkëpunim me strukturat dhe shtetin sllavo-maqedon,u munduan që Grupin e Kumanovës, ta paraqitnin si një Grup jo serioz,u munduan me lloj,lloj epitete t’ja mëveshin atyre.
Ndërsa Realiteti ishte,krejtësisht i kundërt me propaganden e verbët të Bandës të BDI-së dhe pushtusit sllavo-maqedon.Grupi i Kumanovës,përbëhej nga patriotat dhe atdhetarët,nga Luftarët e Lirisë,pjesmarrës në tri Lufta Çlirimtare, nga gjeneralët e Luftës,nga Muja dhe Halili,që është sinonim për Mirsad Ndrecaj-NATO dhe Begë Rizaj,nga Dëshmorët e Kombit,Xhafer Zymeri,Arben Rexhaj,Fatlum Vishesella,Hysen Rushiti,Valon Kabashi,Nysret Kaloshi,Samit Kastrioti,Turgaj Gashi.Nga luftarët e paepur të Bashkimit Kombëtar,Sami Ukshini-SOKOLI,Genc Sefaj-LUSHNJA,Muhamet Krasniqi-MALISHEVA,Demë Shehu,Valdet Zekaj,Bajram Elshani,Fadil Fejzullahu e shumë të tjerë.
Grupi i Kumanovës,me pjestarët e vet,edhe pse të tradhëtuar nga trekanshi i Bermudeve,me luftimet e zhvilluara me 09-10 maj 2015,arriti t’ja plasarit dhe lëkund,themelet e shtetit diktatorialo-fashist i ndërtuar,nga krimineli Nikolla Gruevski me bashkëpuntor nga pala sllavo-maqedone,krimineli Ali Ahmeti,me Banden e BDI-së nga pala shqiptare,duke bër që Bashkësia Ndërkombëtare,ta kthej vëmendjen nga çështja e harruar e shqiptarëve,duke hapur rrugën,për forcat progresive,që të aktivizohen për ta rrëzuar kët Diktatur mbi dhjetë vjeqare.
Shteti dhe Qeveria e tanishme e sllavo-maqedonëve,që udhëhiqet nga Zoran Zaevi,kan për obligim,që sa më shpejt ti lirojn nga paraburgimi,Herojt e gjallë të Demokracisë,pjestarët e Grupit të Kumanovës dhe gjithë Luftarët e Lirisë,që mbahen padrejtësisht në burgjet sllavo-maqedone.Çdo mbajtje e mëtutjeshme e këtyre Herojëve të gjallë të Demokracisë,nëpër burgjet sllavo-maqedone,nuk do të ket kuptim,shteti i IRJM-së nuk mundet të egzistoj,me të burgosur politik,pa të drejtat e plota të shqiptarëve,si komb i barabart me sllavo-maqedonët.
Lavdi Dëshmorëve dhe Herojëve të Kombit !
Zoti i bekoft Shqiptarët !

Zoti i bekoft SHBA-së !
Autor:Servet Islami

Check Also

Ilir Mazllom Soba (28.4.1971 – 18.10.1998)

Menjëherë pas krismave të para të lirisë në Prekaz e Gllogjan në mars të vitit …

Leave a Reply