Kryefaqja / OPINION / PARADOKSI SHQIPTAR NË HARAQINË DHE ILIRIDË…

PARADOKSI SHQIPTAR NË HARAQINË DHE ILIRIDË…

Haraqina si fshat në të kaluaren,kishte shumë burra e patriota, që në vazhdimësi i rezistonin pushtusit,asnjëhere të vetme nuk u gjunjëzuan,përkundrazi ishin shembuj për trimëri dhe lavdi .Haraqina si Komunë,edhe në luften e fundit,në mes forcave të UÇK-re,kundër forcave paramilitare,policore dhe ushtarake të shtetit sllavo-maqedon,ishte Kala e pamposhtur,ishte nderi dhe krenaria e shqiptarëve,ishte alfa e omega e përfundimit të luftes,sepse me Haraqinen, sllavo-maqedonve por edhe bashkësis ndërkombëtare,ju bë me dije se forcat e UÇK-re,kan kapacitete,ushtarake dhe pregaditje,për të marshuar në drejtim të Shkupit.Pra Haraqinasit që ishin pjestar të UÇK-re,popullësia shqiptare kishin lidhur një Besë,ta luftojn armikun deri në fund !

Kjo ka qenë Haraqina dhe banorët e saj,gjatë luftës në 2001-të.

Çka ndodhi,çka ndikoi që partit sllavo-maqedone,të futen në mesin e kësaj Kalaje të Krenarisë,të nxjerrin kandidaten për kryetare të komunës,nga radhët e shqiptarëve,nën siglen e partisë sllavo-maqedone të LSDM-së,të mbajn tubim ku kandidatja për kryetare të Komunës,nga radhet e shqiptarëve,fjalimin e saj e mbajti në gjuhen sllavo-maqedone.Shqiptarët jo vetëm në komunen e Haraqinës,por në të gjitha trevat shqiptare në Iliridë,nuk e kan asnjë arsye ma të vogël,për të votuar kandidatët/et shqipëfolës,që përfaqsojn partit sllavo-maqedone si LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në,sepse ata kandidat/e shqipëfolësa,përveq interesave personale,nuk ju interesojn interesat e qytetarëve shqiptar,këta e këto kandidat/e shqipëfolës,nuk jan tjetër përpos fëmijë të nxënënëve të shkollës së Kumrovcit,fëmijë të ish komunistave-jugosllav,dhe UDB-ashave,familje të njohura për bashkëpunim me pushtusit tan,në vazhdimësi duke e trashiguar,brez pas brezi servilitetin dhe tradhëtin.

Shqiptarët kan 1001 arsye,që të mos e votojn banden e BDI-së,shqiptarët kan 100001 arsyye,që mos ti votojn partit sllavo-maqedone,parti që nuk kan ndryshuar,programet e platformat e tyre antishqiptare,në LSDM-në është ndërruar vetëm lideri,plani,programi,platforma,antishqiptarizmi qëndron në thelbin e tyre,duke përdorur parulla fallco,sikurse ish ”Bashkimi-Vëllazrimi” jugosllav,që shqiptarët e paguam shumë shtrejt,ma shtrejti nga të gjitha shtetet e krijuara,nga shpërbërja e ish RSFJ-së.Për kët arsye dhe për shumë të tjera, shqiptar/e mos votoni kandidatët shqipëfolsa,që përfaqsojn partit sllavo-maqedone,votoni kandidatët e partive shqiptare,ka dasht zoti mjaft parti shqiptare kan qëlluar,sa mos të keni nevojë,për ti votuar kandidatët/et shqipëfolës nga radhët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.
Editorial nga:Zogjtë e Shqipes

Check Also

KOALICIONI NË MES LËVIZJES BESA DHE APSH-së

Koalicioni në mes Lëvizjes BESA e udhëhequr nga z.Bilall Kasami me Aleancën Për Shqiptar e …

Leave a Reply