Kryefaqja / OPINION / Pëllumb Xhufi: Në Himarë njerëzit janë të iniciuar dhe të nxitur nga Greqia

Pëllumb Xhufi: Në Himarë njerëzit janë të iniciuar dhe të nxitur nga Greqia

Pas aksionit për të rikualifikuar sheshin e Himarës dhe nisjes së aksionit për të liruar hapësirat të cilat pengojnë që plani i rehabilitimit të shkojë deri në fund, banorët kanë reagur me protesta duke u shprehur se nuk janë dakord për këtë aksion, pasi sipas tyre, kjo është një çështje e cila cenon të drejtën e tyre në këto troje.

I ftuar në studion e Report TV, historiani dhe njohësi i mirë i rrethanave historike, Pëllumb Xhufi, ka shpjeguar se protestat e banorëve të Himarës, janë të nxitura dhe kanë një prapavijë, e cila synon që përmes bllokimit të punimeve, të fitojnë në pjesën e përkatësisë, dhe ajo që është më e keqja e kësaj, është se kjo mund të çojë deri në humbjen e identitetit.

Sipas historianit Xhufi, Athina gjithmonë ka ndjekur këtë politikë për të kërkuar negociata, sepse pretendon se mund të dalë fituese nga kjo çështje, por ne kemi për të zgjidhur çështje më të ndjeshme dhe shumë delikate.

Ndërhyrjen e qeverisë për të rikualifikuar planin e Himarës, Xhufi e shef si një strategji zhvillimi dhe më pas ky qytet do të bëhet dhe më i bukur, pasi hapësira të shumta janë të bllokuara nga lokale dhe bare të panevojshme.

A po mundohen në gjykimin tuaj që të kanalizojnë këtë ngjarje, ndoshta dhe me një pretekst nga Athina zyrtare?

Kjo nuk është një ngjarje e izoluar, janë një grup njerëzish që e potencojnë këtë gjë. Pikërisht ajo rruga e bukur që u bë para disa vjetësh, me sa duket nuk duhet dhe nuk kanë dëshirë që ta zhvillojnë Himarë. Një Himarë e lënë pas dore, ndoshta i shërben dhe humbjes së identitetit. Zonat më e bukur në këtë pjesë janë të bllokuara me disa lokale, nuk e duan zhvillimet, janë të nxitura nga jashtë. Ky grup tregon se janë mbrapa me kohe dhe nuk duan të kenë ndryshim.

Kjo lloj situate, që pati protesta, pati dhe deklarata, mund të jetë një paralajmërim nga Greqia për Shqipërinë?

Nxjerrin flamurin grek, kjo është një fyerje. Këtu ka një qëllim, në radhë të parë jemi që mund të kemi një takim mes të dyjka vendeve. Ka si qëllim pala greke të shkojë në negociata, sepse është mësuar kështu. E dyta është për të fituar edhe ndaj rrugës së Shqipërisë në BE. Edhe për anëtarësimi në NATO, Greqia na ka dhënë votën e fundit.

Ky lloj presioni mund ti agravojë marrëdhëniet dhe mund të na bllokojë në këtë gjë?

Pala greke ka bërë një politikë që e ka bërë përherë. Ne kemi probleme të mbartura, të detit, të pronave shqiptare në Greqi, të ligjit të luftës, kufirin tokësor, kemi çështje të hapura që tronditin dhe ndërkombëtarët kur i dëgjojnë.

Ju e gjykoni se shteti shqiptar është treguar korrekt me çështjen e Himarës, premtimi është se gjithçka do të rregullohet me çmimin e tregut, ka patur vizita të ministrit dhe zëvëndesministrit, si e shikoni zoti Xhufi?

Unë gjykojë se është bërë një kujdes për Himarën, ka shkuar ministri dhe zëvendësministri. Ka një ligj që edhe himariotët detyrohen t’i përgjigjrn ligjeve shqiptare. Unë jam i bindur se shtëpitë që do rregullohen do të jënë më të mira dhe më të bukura. Unë shikoj njerëzit që janë të revoltuar, janë të iniciuar dhe të nxitur.

Check Also

LE TEMPS (MAJ, 1939) : APELI I MBRETIT ZOG DREJTUAR SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË LIDHJES SË KOMBEVE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Nëntor 2017 Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar të enjten …

Leave a Reply