Kryefaqja / LAJME / SPORT / Refuzoi Gjermaninë për Shqipërinë, talenti i Kombëtares rrëfen historinë e jashtëzakonshme: Hoqa dorë edhe nga nënshtetësia serbe, zemra zgjodhi kuqezinjtë

Refuzoi Gjermaninë për Shqipërinë, talenti i Kombëtares rrëfen historinë e jashtëzakonshme: Hoqa dorë edhe nga nënshtetësia serbe, zemra zgjodhi kuqezinjtë

Është pjesë e Shpresave U-21 dhe shihet si një ndër futbollistët më premtues jo vetëm për Kombëtaren tonë, por në të gjithë Europën. Valdrin Mustafa, talenti 19-vjeçar i skuadrës së Kaiserslautern në Gjermani ka dhënë një intervistë ekskluzive për newsport.al. Sulmuesi i Kombëtares së Shpresave ka kaluar disa vështirësi derisa u bë pjesë e skuadrës së Alban Bushit. U gjend para një situate jo fort të këndshme, pasi Gjermania, por edhe Shqipëria e ftuan njëkohësisht në Kombëtaret e tyre, por për të nuk ishte aspak problem.

Siç e thotë edhe ai vetë me bindjen e një burri të moçëm shqiptar: Zgjodhi zemra?, Valdrini u bë pjesë e Kombëtares. Por, atij i dolën disa peripeci që deshën pak kohë të zgjidheshin. 19-vjeçari u detyrua të hiqtë dorë nga nënshtetësia serbe, pasi ajo gjermane pranonte vetëm dy. I lindur në Gjermani, sulmuesi la nënshtetësinë serbe për të pasur një pasaportë shqiptare. Një histori vërtetë e bukur, që iu ftojmë ta lexoni mëposhtë. Këto dhe synimet e djaloshit 19-vjeçar mund ti zbuloni në intervistën e dhënë enkas për newsport.al

– Valdrin jeni pjesë e Shpresave U-21. Pas shumë peripecish vuajtja jote u shndërrua në gëzim, pasi arritë të vishnit fanelën kuqezi. Si ndihesh?
Jam mjaft i lumtur. Atë që kisha ëndërruar që në vegjëline time, e bëra realitet. Do të jap gjithçka kam për këto ngjyra.
– Në fakt ju keni pasur shumë probleme dokumentacioni dhe e kishit të pamundur të merrnit nënshtetësinë shqiptare. Si ia dolët?


Është e vërtetë. Për një periudhë shumë të gjatë u mundova të marr pasaportën shqiptare, por kishte një problem. Unë kisha dy nënshtetësi, gjermane dhe serbe. Shteti gjerman, vendi ku jam lindur nuk më lejon të kem më shumë se dy nënshtetësi.
Atëherë u detyrova të hiqja dorë nga nënshtetësia serbe për të zgjedhur këtë shqiptare, nënshtetësinë e zemrës time. Procedurat zgjatën pak, por ia vlejti. Më në fund jam pjesë e Shpresave U-21.

– Ju jeni ftuar edhe nga Kombëtarja e Gjermanisë, por preferuat të zgjidhnit Shqipërinë. Na zbulo pak atë vendim të vështirë që ke marrë Kombin që do të përfaqësosh.


Ju thoni i vështirë, por për mua nuk ishte i tillë. Kombëtarja përfaqëson të gjithë shqiptarët në të gjithë Diasporën dhe zemra ime zgjodhi vetë. Menjëherë pranova ftesën për tu veshur kuqezi.
– Si jeni ushqyer me kaq shumë dashuri për Shqipërinë?
Falë prindërve të mi, të cilët më kanë mësuar se nga e kam prejardhjen dhe rrënjët e mia. Nuk është fare e vështirë të bësh një zgjedhje për vendin tënd, për më tepër kur ke një qëllim të madh.
– Cili është ky qëllim i madh, mund të na e zbulosh?
Dua të bëhem një futbollist i madh dhe kontributi im për Kombëtaren të jetë akoma më i madh se qëllimi që kam.
– Kaq i vendosur sa jeni për Kombëtaren, a keni ambicie për t?u bërë sa më parë pjesë e skuadrës së Panuçit?
Nuk mund ta them këtë. Çdo fanelë kuqezi ka vlerë të njëjtë. Megjithatë unë do të punoj shumë dhe me dëshirë e përkushtim do të arrij synimet e mia.
– Sapo thatë synimet e tua, cilat janë?
Të jem pjesë e një klubi të madh europian dhe t?i shërbej Kombëtares kuqezi sa herë të jetë e nevojshme. Mos të harroj, tashmë jam pjesë e Kaiserslautern dhe po mundohem të bëj më të mirën me atë skuadër. Jam i përqëndruar në maksimum.
– Meqë përmendet ekipin gjerman, kur do të kaloni në skuadrën e parë?
Unë jam pjesë e Kaiserslautern A dhe stërvitjet i bëj me këtë ekip. Ndërsa ndeshjet me skuadrën e dytë. Sapo të më jepet mundësia do të luaj për ekipin A.
– Të martën luani ndaj Islandës. Nëse do të jesh titullar, çpremton?
Atë e di trajneri. Nëse unë do të jem në fushë do të jap maksimumin tim. Çdo kush që luan me Kombëtaren nuk ka nevojë për motivim, por është i motivuar vetë.
– Diçka të fundit keni për të thënë?
Përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që janë, së bashku me shqiptarët e Kosovës.
Përgatiti: Retin Toka /Newsport

Check Also

Njihuni me skuadrën arbëreshe të Kategorisë së Dytë në Itali, kanë simbol shqiponjën dhe i këndojnë Skënderbeut

Klube futbolli shqiptare nuk ka vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në Europë.San Giorgio …

Leave a Reply