Kryefaqja / LAJME / Robert Elsie do prehet me kostum popullor kombëtar. Varrimi në Theth, sipas amanetit

Robert Elsie do prehet me kostum popullor kombëtar. Varrimi në Theth, sipas amanetit

Amanetin nuk e tret as dheu… Albanologu, studiuesi dhe përkthyesi i njohur, kanadezi me origjinë gjermane, Robert Elsie, i cili u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare pak ditë më parë do të prehet në Shqipëri.

Ai e la amanet dhe një gjë e tillë do të përmbushet nesër. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka njoftuar sot se në përmbushje të amanetit të fundit të albanologut të shquar, Robert Elsie për t’u varrosur në Alpet Shqiptare, trupi i tij do të qëndrojë nesër, më datë 17 tetor, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare për homazhet dhe nderimet e fundit, nga ora 14:00 deri më 16:00, kur edhe do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes për në Shkodër.

Check Also

Deputetët e “Shqipërisë” përfaqësohen me simbolet terroriste të Vorio-Epirit në Amerikë

Ish-deputeti i LSI-së, Nikollaq Neranxi dhe ai i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe Dionis Fredi Beler …

Leave a Reply