Kryefaqja / HISTORI / Turhan Pashë Përmeti: Turqit ndrydhën kombësinë shqiptare

Turhan Pashë Përmeti: Turqit ndrydhën kombësinë shqiptare

Elita politike shqiptare e shtetit të sapoformuar shqiptar ishte e vetëdijshme për impaktet e Perandorisë Osmane në Shqipëri dhe nyjëtimin e fatit të shqiptarëve me Bosforin.
Një i tillë ishte edhe një nga figurat më pak të njohura të historisë sonë të re. Fjala është për kryeministrin e parë të Shqipërisë së lirë, Turhan Pashë Përmeti, shkruan Konica.al.
I shkolluar në gjimnazin ‘Zosimea’, i riu shqiptar që ngjiti lart shkallët e karrrierës në administratën osmane zotëronte osmanishten, greqishten, frëngjishten si dhe italishten.
Turhan Pashë Përmeti prej vitit 1896 ishte ambasador i Perandorisë Osmane në Shën Petersburg.
Nga kapaciteti i tij prej diplomati, ai do të zhvillonte sensin e tij për të qëmtuar dinamikën politike edhe në shkallë ndërkombëtare. Dhe fatin e shqiptarëve të mpleksur në këtë kalejdoskop zhvillimesh të vrullshme.
Nga memorandumet që i përcjellte Fuqive të Mëdha, Turhan Pashë Përmeti do të bëhej një nga mbrojtësit më diligjentë të tërësisë tokësore të Shqipërisë.
Nga fotografitë e pakta që kanë shpëtuar krijohet edhe portreti i njeriut me më së shumti përvojë në shërbimet diplomatike: një mesoburrë i thinjur, me trup të lidhur, me fytyrë të vërenjtur e që pi i thelluar duhan.
Me një gjuhë të mirësjellshme diplomatike, Turhan Pashë Përmeti ka sensibilizuar opinionin evropian në kohën e Konferencës së Paqes në Versajë edhe për çështjen e Kosovës dhe tokave të tjera shqiptare që u aneksuan nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia.
Kur zhbirilonte rrjedhën e historisë dhe përplasjen e fatit të Shqipërisë në dallgët e interesave të Fuqive të Mëdha, ai kishte pjekur një bindje kritike për Perandorinë Osmane dhe rolin e saj negativ për shqiptarët.
Portali Konica.al sjell një pjesë të këtyre shënimeve të kryeministrit të Shqipërisë së Re:
«Tyrqit, në vend qi t’i ndihmonin të përhapunit të kombsiës shqiptare, kanë përdorun në ç’do kohë të gjithë fuqiën e tyne për me e ndrydhun. Shqiptarvet u âsht dashun të luftojnë pa pushim për me ruejtun karakterin kombtar kundër mundimevet të bâmuna prej qeverriës tyrke për me i shkombësuem; e këjo punë provohet kjarisht prej 54 kryengritjeve të mëdhaja shqiptare, qi regjistron historia tyrke…[…] Si serbët ashtu edhe shqiptarët qenë shtruem nën sundimin e tyrqvet, po me këtê ndryshim qi shqiptarvet qeverria tyrke u ndalonte arësimin në gjuhët të vet në vênd qi serbët ishin të lirë me mbajtun shkollat kombtare të tyne, punë këjo qi u jipte lêje me bámun njê propagandë të gjallë…»
/konica.al/

Check Also

Skënderaj u emërua në nderim të kryeheroit të shqiptarëve. Ja si u kundërshtuan propozimet serbe dhe turke

Në 75 vjetorin e emërtimit të qytetit të Skenderajt, qe si ide ishte 126 vite …

Leave a Reply