Kryefaqja / OPINION / Familja Ndrecaj krenohet me Mirsadin, e disa familje do të turpërohen nga “analistët” e tyre

Familja Ndrecaj krenohet me Mirsadin, e disa familje do të turpërohen nga “analistët” e tyre

Aq sa krenohemi me këta djem, ne bashkë me shumicën e popullit shqiptar turpërohemi nga disa analistë që kanë mbirë këto ditë si këpurdhat pas shiut, e që shpifin e akuzojnë çka është më keq për luftëtarët e lirisë. Shpifin pas vdekjes së tyre, duke mos ua lënë rehat as eshtrat në varr

YLBER NDRECAJ

Familja Ndrecaj krenohet me djalin e saj Mirsadin. Krenohemi me luftën e tij për çlirimin e trojeve shqiptare dhe për barazinë e plotë. Krenohemi që jetoi me dashurinë për Iliridën dhe ra Dëshmor për lirinë e barazinë e Iliridës. Krenohemi edhe me shokët dhe bashkëluftëtarët e Mirsadit. Ishin djemtë më të mirë që pati Kosova dhe shqiptaria, e që i dolën zot vendin në kohërat më të vështira. Ata janë krenaria e mbarë shqiptarisë!

Aq sa krenohemi me këta djem, ne bashkë me shumicën e popullit shqiptar turpërohemi nga disa analistë që kanë mbirë këto ditë si këpurdhat pas shiut, e që shpifin e akuzojnë çka është më keq për luftëtarët e lirisë. Shpifin pas vdekjes së tyre, duke mos ua lënë rehat as eshtrat në varr. Shpifin pa fije turpi edhe për luftëtarët e lirisë që ende dergjen në burgjet e kazamatet sllave. Jemi të sigurt se prej këtij soji të analistëve që nuk dinë asgjë tjetër përveç se të shpifin dhe akuzojnë figurat kombëtare, turpërohen edhe vetë familjet e tyre. Zaten këtë edhe na e kanë thënë shumë familjarë të tyre, por nuk dua ta keqpërdori në këtë tekst.

Dua vetëm tua bëj të qartë se e keni shumë gabim nëse mendoni se na provokoni e na nxitni të ndërmarrim ndonjë hap të paparamenduar kundër jush. Nëse mendoni se do të merremi me ju, gaboni edhe më shumë. Nuk kemi kohë të merremi me ju. Nuk e kemi luksin tuaj që fitoni para të majme nga armiqtë e shqiptarëve, që u paguajnë të shkruani kundër popullit tuaj. Ne kemi punë për të bërë dhe për të rritur gjenerata të reja, që do t’i dalin zot kombit. Kurse dënimi më i madh për Ju o analista mercenarë dhe të shpifur,është se prej jush turpërohet edhe familja juaj. Edhe shokët tuaj. Edhe ata që u kanë njohur, e që me siguri nuk duan më të ju njohin. Dënimi më i madh për ju do të jetë që do të gjykohen edhe nga historia edhe nga Zoti, për shpifjet që i bëni për ata që u sakrifikuan për lirinë e popullit.

Po e përsëris edhe një herë: Ne jemi dhe do të mbetemi krenarë, e ju jeni të turpëruar.

Rroftë Shqipëria!

Poshtë tradhtarët!

(Autori është vëlla i Mirsad Ndrecaj-Komandant NATO)

Check Also

LE TEMPS (MAJ, 1939) : APELI I MBRETIT ZOG DREJTUAR SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË LIDHJES SË KOMBEVE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Nëntor 2017 Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar të enjten …

Leave a Reply