Kryefaqja / LSHB / LSHB vizitoi Bashkinë Kukës dhe bëri Homazhe të varri i Ideologut të Shqipërisë së Bashkuar Hasan Prishtina(Foto)!

LSHB vizitoi Bashkinë Kukës dhe bëri Homazhe të varri i Ideologut të Shqipërisë së Bashkuar Hasan Prishtina(Foto)!

LSHB kërkesë Kryebashkiakut z. Bashkim Shehu,

dhe përgjegjësit për kultur dhe trashegimi kulturore z. Petrit Palushi.

Foto nga takimi më përgjegjësin për kultur e trashegimi kulturore z. Petrit Palushi!

Sot qytetin e Kukësit e vizitoi një delegacion i LSHB-së i kryesuar nga z. Frashër Racaj dhe Frrok Bardhi dhe anëtar të LSHB-së nga Trojet etnike , nga Organizata udheheqëse dhe aktivistë të lirë, ku i priti në takim përgjegjësi për Kultur dhe Trashegimi Kulturore z. Petrit Palushi ku u zhvilluan biseda në lidhje më vendosjen e Bustit të kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu i cili disa muaj më parë është larguar nga Sheshi në qëndër të Kukësit për rikonstruktim dhe nga biseda dy palëshe, përgjegjësi për Kultur dhe Trashegimi Kulturore premtoi edhe në emër të kryebashkiakut z. Shehu së Busti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeu do të vendosët në sheshin e Kukësit më datën 17 -01-2018 ku do të organizohet një manifestim i përmasave gjithëkombëtare pasiqë viti 2018 është shpallur vitë jubilar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, më këtë premtim u pajtua edhe delegacioni i LSHB-së i cili i tha përgjegjësit për kultur dhe trashegimi kulturore së nese nuk rikthehet Busti ne do ta vendosim vetë në shesh aty ku e ka

qenë, në këtë takim u bisedua edhe për ruajtjen dhe përkujdesin e monumenteve historike në menyr institucionale si vlera të pakuntestuara të popullit tonë.

Delegacioni i LSHB-së e dorëzoi kërkesën për rikthimin e Bustit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Bashki në sekretarinë e kryebashkiakut z. Bashkim Shehu dhe të përgjegjësit për Kulturë dhe Trashegimi Kulturore z. Petrit Palushi.

Delegacioni i LSHB-së bëri vizita dhe homazhe në varrezat monumentale të qytetit të Kukësit dhe të varri i ideologut të Shqipërisë së Bashkuar Heroi të Kombit Hasan Prishtina.

Frashër Racaj-LSHB

Kukës 21-11-2017

Check Also

LSHB kërkon bashkimin e trojeve shqiptare

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka kërkuar bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet, …

Leave a Reply