Kryefaqja / OPINION / Lufta kunder harresës dhe indiferencës!

Lufta kunder harresës dhe indiferencës!

Puna më e madhe që njeriu duhet ta bëj ,është lufta kunder harresës dhe indiferencës,lufta për të mbajtur gjallë kujtesën.

Është shumë e rëndësishme ta bëjmë popullin të ndiejë,se armiqtë e tij shekullor ,nuk janë harruar.

Në qoftë se injorojmë të kaluarën,në qoftë se deformojmë historinë apo mohojmë atë që i ndodhi me shekuj popullit shqipëtar ,nga armiqtë e përbetuar sllavë,e kaluara do të përsëritet.

Vetëm duke kujtuar vujatjet e të parëve tanë dhe vuajtjet tona,do të mundemi që ne dhe fëmijët tanë,dhe fëmijët e fëmijëve tanë të ndërtojnë një të ardhme të ndritur dhe te sigurtë ,një të ardhme në të cilën jeta e njeriut të mos humbë vlerat e veta.E theksoj këtë gjë,sepse më shtynë një forcë brenda vetës sime që ta theksoj!

Nuk shtyhem nga ndjenja e hakmarrjes…por nga ajo e vuajtjeve ,kujtesës dhe vlerësimit të drejtë.Në qoftë se ne i harrojm të gjitha ato vuajtje,mjerim,masakra e gjenocide që histori pas historie i perjetoj populli ynë,mund të ndodhë e njëjta gjë pas pesë,dhjetë apo njëzetë vjetësh…prandaj apeloj vëllazërishtë që të ndërgjegjësohemi si popull.Mendojeni se sa Burra dhe Burrnesha janë flijuar duke mbrojtur Atdheun tonë.

Mbijetesa është një privilegj ,i cili përmbanë edhe detyrime.Çdo ditë e pyes veten se çfar do të mund të bënim për shokët që Heroikishtë mbrojtën çdo pëllëmbë toke Shqipëtare??

Për vete e kam gjetur përgjigjien;

Do të bëhem folësi i tyre,do të mbaj gjallë kujtesën e tyre,do të sigurojë që Heronjtë e Atdheut ;

Beg Rizaj dhe Mirsad Nrecaj ,Xhaferi,Turgaj,Arbeni,Fatlumi,Nysreti,Valoni,Samidi,Hyseni dhe të gjithë Dëshmorët luftërave çlirimtare, të jenë në atë kujtesë.

Ne të mbijetuarit ,kemi detyrime jo vetëm ndaj Heronjve dhe Dëshmorëve,por edhe ndaj gjeneratave te ardhshme:

Ne duhet t’u kalojm atyre përvojat tona ,në mënyrë që ata të mësojnë prej tyre.Ne e kemi për detyrë të bëjmë ,që brezat e rinjë të kuptojnë se sa të veçanta,sa e pazakontë,sa te pabesushme kanë qenë etapat nepër të cilat ka kaluar populli shqipëtar,se si është përcëlluar nga flakët e padrejtësive,ndonëse mund të jetë shumë e vështirë për ata që t’i pranojnë tregimet tona si të vërteta.E pakapshmja mbetet e pakapshme.

Neve duhet t’u kalojmë përvojën e paraardhësve tanë dhe përvojën tonë gjeneratave të ardhshme ,në mënyrë që ata të përfitojnë prej saj-Informacioni është Mbrojtje!

Nuk mjafton që gjithçka të shkruhet në arkiva apo libra.Një libri ,ndryshe ndaj një personi ,nuk mund t’i bëhen pyetje.Një dëshmitar është një dëshmitar i gjallë.

Ne kemi fëmijë,nipër dhe mbesa dhe duhet të flasim me ta .Duhet t’u themi atyre gjithçka që kemi kaluar dhe t’i nxisim ata t’na bëjnë pyetje.Tregimet gojore ndihmojnë shumë që kujtesa të mbetet gjallë.

Neve luftëtarët e UÇK-së ,nuk duhet të kënaqemi me përkujtime të rezistencës së luftërave të fundit,por duhet që të gjithë së bashku të tregojmë rezistencë edhe tash dhe në të ardhmen ndaj atyre që rrezikojnë fundosjen e Atdheut tonë.

Nuk duhet ta harrojmë BETIMIN e USHTARIT të UÇK-së.

Duhet të vlerësojmë dhe të kemi parasysh lidhjen e fortë në mes të kaluarës,të tashmes dhe të ardhmes,sipas së cilës tek e tashmja ka elementë të së kaluares dhe tek e ardhmja do të ketë elementë të së tashmës,se as e tashmja dhe as e ardhmja nuk janë të sigurta ,pa e pasur parasysh të kaluarën.Ne si popull, duhet ta konsiderojmë të kaluarën tonë si shumë të rëndësishme dhe Historinë e Lavdishme të Origjinës tonë ta ruajm me Fanatizëm dhe Dashuri.

Neve si popull duhet të ecim përpara duke shikuar mbrapa,sepse vetëm kështu shkojmë të sigurt përpara.Kjo është ecje e kujdesshme.

Kujtimi i së keqës bëhet mburojë ndaj vetë së keqës.

Nuk ka zgjidhje tjetër ,përveçse t’i hidhemi të kaluarës dhe të mësojmë prej saj.Kështu,informacioni merr rëndësinë e mbrojtjes.Me anë të informacionit ne mund të ndërtojmë dhe duhet të ndërtojmë “Sigurinë ndaj Përseritjes së Historirave të Dhimbshme të Popullit tonë të Përvuajtur ”

Një Shkollë apo Universitet mund të dështojë përmes heshtjes së tyre dhe Shteti mund të dështojë përmes mohimit dhe heshtjes së Struktures Udhëheqëse të tijë.

Gjeneratat e reja duhet të hulumtojnë,ta dijnë ,të degjojnë dhe ta kuptojnë “Atë” që gjeneratat e vjetra refuzojnë t’ua tregojnë.

Populli Shqipëtar duhet ta kuptojë se Fqinjësitë janë të humbura ,atëherë kur duhet të mendojmë për Mbrojtjen.

ZOTI e Bekoftë UÇK -në

ZOTI e Bekoftë SHQIPËRINË

ZOTI i Bekoftë SHBA-të

Check Also

Gjergj Kastrioti dhe Adem Jashari

Shkruan : Brilant Gashi Kur shkruaj për këta dy heronj të mëdhenj , ndihem më …

Leave a Reply