Kryefaqja / LAJME / “Minoritarët” e Bregut thirrje për luftë/ Kërkesë ushtrisë greke për “çlirimin” e Himarës nga ‘pushtuesi’ Rama

“Minoritarët” e Bregut thirrje për luftë/ Kërkesë ushtrisë greke për “çlirimin” e Himarës nga ‘pushtuesi’ Rama

Vazhdon e tensionohet gjuha e atyre që e kundërshtojnë planin urbanistik të Himarës në kërkesën për të mbrojtur të drejtat e “minoritetit grek”, edhe pasi nga forca e madhe e këtij inati u prishën edhe kompjuterët e policisë greke në pikat kufitare me Shqipërinë.
Bëhet fjalë për një ashpërsim të toneve të asaj pjese që përbën “vijën e zjarrit” të kësaj lufte që nuk kursen asgjë e që sulmon këto që i kundërshton në rrugën e tyre.
Janë disa portale dhe media të mbështetura nga sillogje të qarqeve ekstremiste që kanë 48 orë që po i fryjnë erës së dhunës dhe tensionit.
Pas kërkesës së deputetit grek të “Agimit të Artë” që të dërgohen avionët bombardues F16 mbi Shqipëri, këto qarqe që dukshëm kanë për qëllim të fitojnë më shumë pikë politikisht në Greqi, bëjnë thirrje që të dërgohen forcat speciale të ushtrisë greke për të “shpëtuar Himarën”.
Portali: greeknation.blogspot.al, ka publikuar një shkrim ku i bën thirrje qeverisë greke të shpëtojë Himarën.
“Kur qeveria e Shqipërisë ka në krye një kryeministër si Edi Rama që synon të bëjë gjenocid mbi grekët, duhet që forcat speciale të shpëtojnë bashkëatdhetarët tanë, duke çliruar Himarën”, thekson portal i cili është shpërndarë nga faqja zyrtare e atyre që synojnë se po mbrojnë pronat e Bregut.
Por po të shohësh në këtë faqe që përkrah aksionin e PBDNJ-së dhe të Omonias, shahen papushim gazetarë që e konsiderojnë Himarën –shqiptare: si Aleksandër Çipa apo Ben Andoni, të cilët vijnë edhe nga krahina e Bregut.
Gjuha në këtë faqe është shumë e rëndë dhe bëhet thirrje që himariotët të marrin edhe pushkët që të luftojnë ndaj “pushtuesve”.
Po kush janë pushtuesit?
“Shohim e bëjmë, të ikë Rama pastaj e gjejmë”, duket sikur shprehen këto qarqe të cilat po implementojnë një gjuhë urretjeje dhe ndarjeje në opinion vetëm për të realizuar një qëllim politik, i cili gjithsesi nuk do të ngjisë nëse vjen si alternaivë. A nuk po ndodh edhe me Trump kështu në SHBA?

Check Also

Skandaloze: Ilir Meta vizitë në Shkup. Përdhoset flamuri kombëtar

Kryetari i Shqiperisë, Ilir Meta sot do të vijë për vizitë në Maqedoni ku do …

Leave a Reply