Kryefaqja / OPINION / Misioni special i APN-së dhe Shqiprim Arifit për rikolonizimin e Preshevës me serbë e refugjatë të tjerë

Misioni special i APN-së dhe Shqiprim Arifit për rikolonizimin e Preshevës me serbë e refugjatë të tjerë

Shkruan: Nehat Hyseni

Shqiprim Arifi, një gastarbajter nga fshati Tërnavë i komunës së Preshevës, nga ortaku i tij serb biznesor në Gjermani e Sllovaki, i cili tani është funksionar i lartë në SNS-in e Presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sa duket, ka marrë mision për spastrimin etnik të Luginës së Preshevës dhe të rikolonizimit të saj me serbë dhe refugjatë të tjerë nga Lindja e Afërt dhe nga Lindja e Mesme.

Për këtë qëllim, sa duket, janë investuar miliona dollarë nga qarqe të dyshimta nga Lindja e Afërt dhe bota arabe (Arabia Saudite, Katari, etj.), nga Serbia dhe nga menaxhimi mafioz dhe abuzimi me buxhetin komunal dhe me paranë e taksapaguesve preshevarë.

Vetëm portalit “presheva.com” i janë ndarë reth 30.000 euro për pajisje që do i mundësojnë emitimin e lajmeve “live”, si dhe reth 23.000 euro (2.700.000 dinarë), për propagandë, në misionin e tyre për ndryshimin e strukturës etnike të komunës së Preshevës, që është e banuar me shumicë shqiptare mbi 90%.

Prandaj, me makinerinë e tyre të gënjeshtrave, ata bënë përpjekje të dështuar për kinse demantimin e misionit për rikolonizimin e Preshevës me serbë e refugjatë të tjerë.

Por, “Plani Aksional Lokal 2017-2021” nuk ka kurrëfarë lidhje me investimet 30 milionë dollarëshe Amerikane në Beograd, për ndërtimin e shtëpive dhe kushteve jetësore për refugjatë.

Sepse, në Preshevë investimet prej 1 milion e 170 mijë eurosh, i siguron Serbia në periudhën 2017-2021, ekskluzivisht për ndërtimin e shtëpive dhe banesave të tyre në komunën e Preshevës.

Kuptohet se, meqë bëhet fjalë për (ri) kolonizim, truallin për shtëpitë e refugjatëve në Preshevë ua siguron komuna, falas, pa asnjë cent, ashtu si ka vepruar Mbretëria SKS dhe Jugosllavisia e Titos (1918-1966), kur serbëve nga rethi i Pçinjës, Vranjës, Bujanocit, por dhe nga Hercegovina, u siguronte shtëpitë dhe nga 5 hektarë tokë pjellore, secilës familje të kolonëve serbë që vendisej në komunën e Preshevës dhe atë të Bujanocit e Medvegjës.

Natyrisht se këta refugjatë-kolonë serbë shteti i vendoste në shtëpitë dhe pronat e shqiptarve të vrarë e të persekutuar, si dhe të dëbuar për Turqi, me presione, maltretime e persekutime të paskrupullta (më gjërësisht, shih: Mr. Nehat Hyseni: “O kolonizaciji Preševa Srbima”-www.B92.com, www.nehathyseni.com).

Kurse, punësimin dhe shkollimin e fëmijëve të refugjatëve, sipas Planit Aksional Lokal që don të na imponoj Serbia me anë të Shqiprim Arifit, obligohet ta bëjë komuna e Preshevës nga buxheti i saj.

Gjithësesi, vendosja e kolonëve refugjatë, nga Qeveria e Serbisë synohet që të realizohet me shlyerjen nga evidenca civile të shqiptarve që gjënden në punë dhe qëndrim të përkohshëm në Europë, si dhe në Kosovë dhe që pastaj t’i vendosë në shtëpitë dhe pronat e tyre serbët nga Kroacia, Bosna dhe Kosova, si dhe me refugjatë nga Afganistani, Sitia, Iraku, etj.

Prandaj, Serbia me propagandën e Shqiprim Arifit, tani, pasi që ky e ka nënshkruar këtë dokument të hartuar në Beograd nga Qeveria e Serbisë, propagandon kinse “punësim e zhvillim”, që realisht është parapërgatitje e terrenit politik për të rënë në “karremin” e Serbisë, me anën e Shqiprim Arifit & Company, si “njerëz të mirë” të sajë, ose si “kali i Trojës”, për ta rrënuar “kalanë” e politikbërjes të shqiptarve të Luginës së Preshevës, të pavarur e të pandikuar nga Serbia.

Pra, ky është Plani makabër antishqiptar që e ka nënshkruar me dorë të vet Shqiprim Arifi dhe po përpiqet që me çdo kusht dhe me kërcnime nga më të ndryshmet, të na imponoj implementimin e tij!

Ky krim makabër antishqiptar i tij, i mbështetur nga Serbia, synon të arsyetohet me trillime dhe gënjeshtra mafioze, duke i poshtruar preshevarët dhe shqiptarët si “popull naiv” dhe “i prapambetur”, që nuk po e ditka se çfarë krimi po i përgatitet, duke i çuar ata si “cjapi te kasapi”, me fjalë “të ëmbla”, si dhe duke na servirur spastrimin etnik të Luginës së Preshevës, për ta gëlltitur më lehtë atë si “helmin me mjaltë”!

Check Also

Zhurma e gjeopolitikës së vjetër emocionale

Selim Ibrahimi Komisioni Evropian (KE) i dha dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë. Këto dy vende …

Leave a Reply