Kryefaqja / TË NDRYSHME / Mjekët japin alarmin: Diabeti po prek shumë shqiptarë. Ja si ta dalloni në kohë

Mjekët japin alarmin: Diabeti po prek shumë shqiptarë. Ja si ta dalloni në kohë

Diabeti apo sëmundja e sheqerit që njihet në gjuhën popullore, po shton gjithmonë e më shumë numrin e të prekurve në vendin tonë.

Mjekët endokrinolog japin alarmin se shumë prej të prekurve nuk janë në dijeni se vuajnë nga kjo sëmundje. Diabeti tip 2 që ndikohet nga stili i jetesës duke se po rritet me hapa të shpejtë.

“Çdo vit shtohen rreth 3000 mijë deri në 5ooo mijë raste të reja të diagnositikuara me diabet”.

Një numër i konsiderueshëm personash sipas mjekeve janë fare pranë diabetit.

“Nëse nuk ndryshoje mënyrën e tyre të jetesës, nuk shtojnë aktivitetin fizik, nuk reduktojnë peshat trupore dhe të konsumojnë më pak ushqime të yndyrshme apo kalorike, brenda 5 vjetësh gjysma do kthehen persona me diabet”.

Diabeti i konsideruar si sëmundja e heshtur që nuk jep dhimbje ndaj endokrinologu na tregon disa nga shenjat për ta kapur në kohë.

“Etja e madhe, urinimi i shpeshtë sidomos gjatë natës dhe rënia e peshës trupore”.

Diabeti tip 2 , ai që po e çon këtë sëmundje drejt një pandemie globale, jo vetëm që mund të kapet në kohë por edhe mund të parandalohet.

Check Also

Fqinjët tanë i tmerron një Shqipëri e bashkuar dhe e fortë

Jemi një komb i vjetër mbi 5000 vjet, fqinjët tanë i tmerron një Shqipëri e …

Leave a Reply