Kryefaqja / OPINION / Në Mbrojtje të Dinjitetit Kombëtar dhe të Rastit Kumanova( Foto).!

Në Mbrojtje të Dinjitetit Kombëtar dhe të Rastit Kumanova( Foto).!

(Fjala e mbajtur në protesten gjithëpopullore në mbeshtetje për rastin e grupit Kumanova)

Të nderuar pjesëmarrës të protestës paqësore në mbrojte dhe në përkrahje të Rastit Kumanova ju përshëndes dhe ju përgëzoi për pjesëmarrjen tuaj ne mbrojtjen e vlerave të luftës në mbështetje të Rastit Kumanova dhe në mbrojtje të vlerave tona kundër pushtimit të teritorëve tona nga kjo krijes artificiale e quajtur Maqedoni, në mbrojtje të dinjitetit kombëtar, sepse shqiptarët gjithmon kanë qenë të bashkuar në përballimin e sfidave dhe elaborateve ogurzeza të armiqëve tanë, të cilet e kanë rrethuar Shqipërinë tonë, po këta armiq janë bashkuar me synimin për pushtimin e gadishullit Ilirik duke e viktimizuar popullin tonë autokton, e këta janë armiqët tanë që fatkeqësisht i kemi fqinjë në tokën tonë, që e kanë pushtuar hapësirën tonë gjeografike.

Sot Prishtina po e shpalos mesazhin e padrejtësisë shekullore dhe që kërkon të kthehet në drejtësi shekullore për popullin shqiptar, që vetëm sakrifica dhe tkurrje të teritorit pësoi nga vendimarrjet e padrejta.

Përpjekja e drejtë e Grupit Kumanova në mbrojtje të qënjes sonë kombëtare ka vlerën e lirisë e jo të krimit, e sot si munden të denohen e të akuzohen luftëtarët e lirisë e të mos ndeshkohën e të denohet ushtria kriminale e Maqedonisë.

Vëllëzër e motra Maqedonia e keqpërdori marrëveshjen e Ohrit dhe nuk i realizoi të drejtat e popullit autokton shqiptar, që jeton më shekuj në trojet tona, dhe pasoj e ketij diskriminimin shqiptarët jetojnë si qytetar të dorës së dytë e të tretë pa të drejta kombëtare, pa zhvillim ekonomik, pa arsimim kombëtar, pa barazi kushtetuese më pupullin maqedonas dhe në kolonizim ku përdit shqiptarët i lëshojnë vatrat e tyre dhe marrin rrugën e pakthimit në Europ, Amerik e deri në Australin e largët, populli maqedonas nuk e përbënë shumicën në këtë shtet artificial të krijuar padrejtësisht në teritorin shqipta, si pasoj e këtij diskriminimi ndodhen procese të montuara, si Sopoti, Monstra, vrasjet e ushtarëve dhe komandantave të UÇK dhe ndodhi Kumanova, Vëllëzërit tanë u vranë, u torturuan dhe përjetuan dhunë te paparë dhe e çnjerëzore të ndaluar më të gjitha konventar dhe ligjet e Bashkimit Evropian për të burgosurit.

Vëllëzërit tanë u denuar më denime të rënda.

Sot Prishtina është me ju vëllëzër, dhe jemi në mbrojtje të vlerave civilizuese të kombit tonë , të luftës së shëjtë për bashkim kombëtar dhe barabarësi me popujt e tjerë të Evropes e të botës së civilizuar e nuk jemi të rreshtuar me popujt e egër që bëjnë krime e gjenocid e krime kunder njerëzimit.

Vllëzër jemi me ju dhe në mbrojtje të dinjitetit tonë kombëtar, prandaj i bëjmë thirrje Qeverisë Maqedone që të liroi sa më parë Grupin Kumanova, ta liroi grupin e lirisë dhe të mbrojtjës së popullit shqiptar nga gjenocidi maqedon.

I bëjmë thirrje qeverisë në Prishtinë e në Tiranë që të angazhohet për lirimin e grupit të rastit Kumanova dhe të reagoj ashpër kunder denimeve me vite që bëjnë shekuj denime.

Ne shqiptarët duhet të reagojnë si komb ndaj çdo përballje që e sfidon dhe e rrezikon qënjen tonë fizike, teritorin tonë, identitetin tonë dhe dinjitetin kombëtar. Ne duhet të qendrojmë të bashkuar për të reaguar ndaj çdo pjese të Shqipërisë së Bashkuar.

Liri për grupin e Kumanovës dhe për të gjithë luftëtarët e UÇK-së që ndodhen nëpër burgjet maqedone.

Urime festat e Nëntorit vëllëzër që ndodheni në burgjet sllavo-maqedone dhe uroi që Nëntorët tjerë ti festoni më ne, më familjet tuaja dhe më popullin në rrugën e drejt të bashkimit dhe të jetësimit të amanetit të Dëshmorëve.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Zoti i bekoftë vëllëzërit tanë të rastit Kumanova.

Zoti e bekoftë SHB-at.

Zoti e bekoftë popullin shqiptar në rrugën drejt të Bashkimit Kombëtar.

Frasher Racaj

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Prishtinë 28-11-2017

Check Also

IDEOLOGJIA LENINISTE KY TUMORR VRASTAR I KOSOVËS SHQIPTARE !

Shkruan: Ahmet Asani Analizat per gjendjen dhe zhvillimet politike e ekonomike, qe me dekada i …

Leave a Reply