Kryefaqja / HISTORI / “Shqiptarët nuk duan tia dinë për fenë…” Një letër e rrallë e 1919-s

“Shqiptarët nuk duan tia dinë për fenë…” Një letër e rrallë e 1919-s

Ndërkohë që Konferenca e ashtuquajtur “e Paqes” e vitit 1919 në Paris (njohur më shumë në histori me emrin “e Versajës”) zhvillonte punimet, trupat italiane ishin vendosur në ato pjesë të Shqipërisë, të cilat Italia kishte kohë që i pretendonte.
Komandanti i Forcave Ushtarake Italiane të kohës në Shqipëri, Settimio Piacentini, i dërgonte Ministrisë së Jashtme italiane, më 26 maj 1919 tekstin e mëposhtëm nga Vlora:
“… Populli shqiptar nuk përfaqëson akoma sot një bllok të unifikuar kombëtar. Në përgjithësi, thuhet se është i ndarë kryesisht për shkak të fesë. Por kjo nuk është plotësisht e saktë.
E saktë është se argumenti religjoz është gjerësisht i shfrytëzuar nga popujt fqinj të Shqipërisë, sidomos ai grek, për të demonstruar paaftësinë e shqiptarëve për të konstituuar një komb të bashkuar dhe homogjen.
Në Shqipëri, religjioni nuk e apasionon popullin; Feja nuk duket të jetë elementi që i bashkon politikisht shqiptarët; e nëse këto (fetë) tanimë janë të ndarë nga urrejtja e zilia, nuk është për pasojë të këtyre feve të shumta arsyeja ku duhen gjetur ndarjet mes tyre, se sa ndonjëherë brenda vetë atyre të së njejtës fe.
Në Shqipërinë jugore, myslimani momorizon vuajtjet dhe masakrat e bëra nga grekët, nuk e urren orthodoksin, por urren grekun, dhe ka mes orthodoksëve shqiptarë që simpatizojnë grekët, të cilëve natyrisht se i ruhen dhe i frikësohen.
Në Shqipërinë e Mesme, myslimanët dhe katolikët, pavarësisht se jetojnë në grupe të ndara, nuk janë armiqësorë mes tyre; ndërkohë që mes katolikëve, disa prej të cilëve i takojnë pjesëve malore në veri, ekziston cmirë e hakmarrje e pamëshirshme.
Arsyeja esenciale për të cilën populli shqiptar akoma nuk ka konstituuar sot një bllok unik kombëtar, nuk duhet kërkuar pra në religjionet, por tek historia…”
Më tej Gjenerali italian shpreh kundërshtinë për përpjekjet për të risjellë në skenë Esat Pashën, tashmë të diskretituar në popull.
(Referenca: I documenti diplomatici italiani, Sesta Serie, 1918-1922, il Comandante in Albania, S. Piacentini, al Ministero degli Esteri, Nota 4908 OP., Valona, 26 maggio 1919).
b.m. / dita

Check Also

Skënderaj u emërua në nderim të kryeheroit të shqiptarëve. Ja si u kundërshtuan propozimet serbe dhe turke

Në 75 vjetorin e emërtimit të qytetit të Skenderajt, qe si ide ishte 126 vite …

Leave a Reply