Kryefaqja / LAJME / Sot, 73 vjetori i Çlirimit të Elbasanit 

Sot, 73 vjetori i Çlirimit të Elbasanit 

Qyteti i Elbasanit u çlirua nga nazistët gjermanë më 11 nëntor 1944. Për çlirimin e qytetit, Shtabi i Përgjithshëm i LANÇ ngarkoi Briganadën e XV Sulmuese. Partizanët rrethuan qytetin një natë më parë, duke i përqëndruar forcat në goditjen e komandës dhe postblloqet e armikut. Për çlirimin e Elbasanit u zhvilluan luftime të ashpra. Një ndihmesë të madhe dhanë edhe banorët brenda qytetit. Gjatë luftimeve mbetën të vrarë 23 partizanë. Ndërsa nazistët pësuan humbje të mëdha në njerëz dhe në armatime. Në fund, gjermanët e mbetur braktisën qytetin dhe u larguan në drejtim të Tiranës. Forcat çlirimtare hynë në qytet paraditen e 11 nëntorit. Ata u pritën me gëzim nga banorët, të cilët kishin mbushur të dy anët e rrugës kryesore. Përshtati: Xhildinho Ozuni

Check Also

Skandaloze: Ilir Meta vizitë në Shkup. Përdhoset flamuri kombëtar

Kryetari i Shqiperisë, Ilir Meta sot do të vijë për vizitë në Maqedoni ku do …

Leave a Reply