Kryefaqja / LAJME / UGLANIN – ” QEVERIA E SERBISË DHE BE- TË PËRCAKTOJNË DATËN E TËRHEQJES SË USHTRISË DHE POLICISË SERBE NGA SANXHAKU ”

UGLANIN – ” QEVERIA E SERBISË DHE BE- TË PËRCAKTOJNË DATËN E TËRHEQJES SË USHTRISË DHE POLICISË SERBE NGA SANXHAKU ”

Sulejman Ugljanin, President i Këshillit Kombëtar Boshnjak (bnv), i bëri thirrje Qeverisë së Serbisë dhe Bashkimit Evropian të përcaktojnë “datën e tërheqjes së ushtrisë, policisë, shërbimet e inteligjencës dhe autoritetet gjyqësore serbe nga territori i Sanxhakut”
Ai në konferencën për shtyp në Novi Pazar porositi se është e nevojshme të përcaktohen datat për “shpalljen e zgjedhjeve për organet e Sanxhakut” dhe për “vendosjen e forcave të sigurisë evropiane dhe autoritetet gjyqësore në Sanxhak”.
Uglanin shpjegoi se këto kërkesa janë ” në përputhje me vendimet e Konferencës së Paqes për ish-Jugosllavi në Hagë dhe rezultatet e referendumit të qytetarëve të Sanxhakut mbi autonomisë në vitin 1991″, kur “gati 99 për qind e votuesve u deklaruan për autonomi të plotë politike dhe territoriale të Sanxhakut me të drejtë për tu bashkuar me njërën prej republikave sovrane “.
– Si kryetar i KKB them këtë për një arsye, sepse boshnjakët në këtë shtet, i cili quhet serb, përfaqësojnë një trup të huaj. Ne për vite jemi duke luftuar për të krijuar një shtet demokratik, ligjor në Serbi, ku të gjithë qytetarët ndihen mirë dhe të sigurt. Por, kjo është e pamundur.
Ugljani duke numruar krimet kundër boshnjakëve në Sanxhak, tha se “policia, ushtria dhe autoritetet gjyqësore po sillen si monstrum ndaj boshnjakëve dhe popullatës civile në përgjithësi”, dhe shtoi se në boshnjakët një një shtet të tillë nuk e shohin të ardhmen e tyre.
“Policia spiunë fashiste”
Pjestarër e policisë dhe autoritetet gjyqësore në Sanxhak, pavarësisht religjionit dhe kombësisë, piunë serbë dhe fashistë, piun i pjesësë së popullit serb të cilët në thelb janë çetnikë dhe i cili dëshiron të dëboj të gjithë ata që i urdhëron Rusia siç janë: boshnjakët, shqiptarët, serbët dhe malazezët normal nga ky teritor – tha Ugljanin.
Ai tha se duke i dhënë status të veçantë Sanxhakut dhe vendosjen e territorit nën mbrojtjen të Kombeve të Bashkuara është mënyra e vetme që të vendoset paqë e qëndrueshme .
Sanxhaku është një territor prej 8,678 kilometra katrorë kufijtë e të cilit janë të njohur zyrtarisht në Kongresin e Berlinit, dhe regjimi shovinist serb krijon konfuzion duke përmendur rajonin e Rashkës. Prandaj, në kuadër të kësaj vetëm organet e Sanxhakut mund të nënshkruajë një marrëveshje për demarkacionin me Bosnje-Hercegovinës në pjesën e Pljevljës dhe Pribojit, e kursesi Vuçiq dhe përfaqësuesit e Malit të Zi, – tha Ugljanin.
Kryetari i Këshillit tha se për këto kërkesa e njoftoi Ministrin e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Branko Ruzhiq dhe përsëriti të përcaktohet një afat prej tre muajsh për përfaqësimin dhe rregullimin e strukturës kombëtare në organet shtetërore në Sanxhak sipas përbërjes së strukturës së popullsisë dhe të ndriqohen dhe zgjidhën të gjitha krimet kundër boshnjakëve.
/kosovapersanxhakun.org/

Check Also

Deputetët e “Shqipërisë” përfaqësohen me simbolet terroriste të Vorio-Epirit në Amerikë

Ish-deputeti i LSI-së, Nikollaq Neranxi dhe ai i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe Dionis Fredi Beler …

Leave a Reply