Kryefaqja / LAJME / Veliu: Shqiptarët e bashkuar do t’i shembin kufijtë e imponuar

Veliu: Shqiptarët e bashkuar do t’i shembin kufijtë e imponuar

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar në vazhdën e aktiviteteve të veta me rastin e Festës së 28 Nëntorit ka organizuar vendosjen e flamujve në objektin e Lidhjes së Prizrenit.

Kryetari i kësaj Lëvizjeje, Tahir Veliu, tha aktiviteti i sotëm në Morinë dhe kjo iniciativë në Prizren, është bërë për të dëshmuar se shqiptarët nuk i duan kufijtë mes vete, përderisa theksoi se nëse politikanët nuk i shembin këta kufij, atëherë shqiptarët e bashkuar do t’i shembin vet.

Veliu: Shqiptarët e bashkuar do t’i shembin vetë

“Ne nuk duam këta kufij, ne duam rrënimin e kufijve, përndryshe nëse politika zyrtare e dy shteteve shqiptare nuk i shemb këta kufij, shqiptarët e bashkuar do t’i shembin vetë”, tha ai.

Ndërsa shtoi se e gjithë kjo është një përpjekje e vazhdueshme për të gjitha zhvillimet pozitive. Prizreni i veshur kuq e zi, nga flamujt e vendosur sot, sipas Veliu janë një jo ndaj ish-pushtuesve të këtij qyteti historik.

Veliu: Sot Prizrenin e veshim kuq e zi

“Ne jemi vazhdimësi e të gjitha përpjekjeve pozitive të gjitha zhvillimeve. Nga viti 1912 deri më sot, shqiptarët në vazhdimësi janë angazhuar për bashkim kombëtar. Sot jemi në këtë lidhje, ta veshim Prizrenin kuq e zi e t’i themi jo ish-pushtuesve në Prizrenin tonë historik”, tha Veliu.

Ndryshe, dhjetëra qytetarë kishin ardhur nga troje të ndryshme shqiptare për t’iu bashkuar aktiviteteve të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, me rastin e Ditës së Flamurit dhe 105-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Veliu: Pa Shqipëri të Bashkuar nuk ka Evropë të bashkuar

Nën brohoritjen “Me Shqipëri s’pranojmë kufi”, qytetarë nga Prishtina, Shkupi e Çamëria janë bashkuar në Morinë, kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë për të kërkuar bashkimin etnik mes dy vendeve, ku zyrtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar thanë se qysh nesër do t’i dorëzojnë kërkesën për bashkim qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Këtë aktivitet Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka zgjedhur ta organizojë për nder të 28 Nëntorit, ndërsa pjesëmarrësit në këtë aktivitet në mënyrë simbolike ngrenë emrat e qyteteve shqiptare, për të shprehur vullnetin e tyre për jetësimin e aktit juridik të 28 Nëntorit të vitit 1912, për një Shqipëri të lirë dhe të bashkuar.

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu, tha se pa bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm nuk ka as Evropë të bashkuar.

Veliu tha se janë tubuar që t’i bëjnë me dije politikës zyrtare të të dyja vendeve, asaj të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, se shqiptarët nuk pranojnë kufi mes vete.

Veliu: Pa Shqipëri të bashkuar nuk ka as Evropë të bashkuar

“Qëllimi i këtij tubimi që t’i bëjmë me dije politikës zyrtare që nuk pranojmë kufi të imponuar. Shqiptarët e Bashkuar kërkojnë Shqipëri të bashkuar… ua bëjmë me dije gjithë armiqve tanë se shqiptarët janë të bashkuar përballë politikës së tyre shoviniste dhe nuk do të ketë kurrë Evropë te bashkuar me shqiptarë të ndarë në gjashtë pjesë. Pa Shqipëri të bashkuar nuk ka Evropë të Bashkuar. Dhe këtë duhet ta dijë edhe politika në Tiranë e në Prishtinë, politika e shteteve evropiane në Bruksel dhe ajo e SHBA-ve”, theksoi ai.

Ndërsa Frang Bardhi nga Tirana u bëri thirrje Qeverisë të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës  që t’i bëjnë detyrat e tyre për ti bashkuar shqiptarët në një shtet.

Bardhi: Qeveritë tina duhet t’i kryejnë detyrat e veta për bashkimin e shqiptarëve

“I bëjmë thirrje qeverisë së Tiranës dhe të Prishtinës, të cilët nuk po i zbatojnë dëshirat e popullit në dy krahët e kufirit. I bëjmë thirrje që sa më shpejtë të jetë e mundur t’i bëjnë detyrat e tyre t’i bashkojnë shqiptarët… Dhashtë Zoti që 28 Nëntorët e tjerë edhe Amerika na gjen të bashkuar”, u shpreh ai. Frashër Racaj nga Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, tha se trojet shqiptare janë ndarë padrejtësisht, përderisa edhe qytetarë nga Ilirida thanë se kufiri ndan krahët e shqiponjës dhe si i tillë duhet të largohet.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar tubim në kufirin e Morinës (Drejtpërdrejt)

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar do të mbajë tubim në kufirin shqiptaro-shqiptar në Morinë për të shprehur vullnetin e shqiptarëve për shuarjen e kufijve që ndajnë trojet shqiptare.

Check Also

Djali i Hamëz Jasharit betohet me plis në kokë

Bekim Jashari edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e kryetarit të Skënderajt. Djali i heroit të …

Leave a Reply