Kryefaqja / OPINION / VITI 2017 I ZHVESHI PARTITË POLITIKE NGA PARIMET FALCO TË TYRE

VITI 2017 I ZHVESHI PARTITË POLITIKE NGA PARIMET FALCO TË TYRE

Nga:Hysni Gashi

Po mundohem që vetëm në 4 vitet e fundit të sjellë diçka në kujtesën tonë mbi parimet për vija të kuqë mes partive politike e që shumë shpejt i shemben dhe u bënë me to!

1.Në vitin 2013 LDK thotë se kemi vija të kuqë më PDK-në dhe asnjëherë nuk do bëjmë Koalicion, në vitin 2014 hyrën në bashkëqeverisje.

2.Në vitin 2013 LVV-ja thotë së kurrë s’do të këtë koalicion më PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, në vitin 2014 hynë se bashku LDK-AAK-Nisma dhe LVV në bllokun e quajtur VLAN.

3.Në vitin 2013 Albin Kurti thotë: vetëm të çmendurit do ulen në një tryezë më LDK-në, në 2014 mbështesin Isa Mustafen për Kryeparlamentar nën siglën e VLAN-it.

4.Në vitin 2013 Albin Kurti thotë se haraçegjinjet e AAK-së asnjëherë s’do janë bashkëpunëtoret e tyre, ndërsa në 2014 i përkulet Ramush Haradinajt si kryeministër i ardhshëm.

5.Në vitin 2013 Fatmir Limaj thontë në Malisheve se: nëse ne do qeverisim me PDK-në mos na lejoni që të vijmë për të ja kërkuar votën, ndërsa në vitin 2017 kërkon votën për koalicioni PAN të prirë pikërisht nga Kadri Veseli;

6.Në vitin 2013 Milaim Zeka e kishte quajtur Fatmir Limajn “Prostitutë Politike” dhe kishte thënë se është njeriu me i korruptuar në Kosovë, në vitin 2017 aderon në Nisma duke e pasur Limajn lider dhe duke i thurur vargje të një njeriu te sfidave dhe njeri të pastër.

7.Në vitin 2016 Mimoza Kusari-Lila thontë së asnjëherë me s’do hy në një ombrellë me Begjet Pacollin ndërsa në vitin 2017 gjenden në një listë të përbashkët koalicioni;

8.Në vitin 2016 koalicioni AAK-Nisma betohet që s’do të qeverisë më PDK-në, ndërsa pak para zgjedhjeve të qershorit 2017 formojnë koalicionin PAN për të hyrë në zgjedhje.

9.Në vitin 2016 LDK akuzon Begjet Pacollin dhe e quan njeri me të meta mentale e i etur për pushtet duke thënë se nuk i duhet bashkëpunimi më LDK-në , ndërsa në zgjedhjet e 2017 hynë bashkë si koalicion në zgjedhje.

10.Në qershor 2017 AKR betohet se s’do të qeverisë më Koalicionin PAN ndërsa pak muaj me vonë bashkeqeverisin më Kosovën.

11.Në vitin 2013 Jakup Krasniqi thontë: Më Kadri Veselin, Hashim Thaqin dhe Behgjet Pacollin shpijuni Rus asnjëherë s’do të këtë koalicion, në vitin 2017 bashkëqeverisë më ata.

12.Në vitin 2017 LVV-ja thotë se nuk i beson Pacolleve sepse ata e kanë shkatërruar të ardhmen e vendit, pikërisht në këtë vite banë koalicion për të qeverisur me Prishtinën.

13.Çdo here LVV-ja thotë se ka vija të kuqë me PDK-në, ndërsa e mbështet PDK-në në Malisheve, dhe kërkon ndihme nga PDK në Gjilan.

Këto janë vetëm disa nga “parimet” që si mbajtën liderët e që synim e kishin vetëm pushtetin dhe rritjen e pazarit të tyre.Ndërsa do të imta si përmenda hiç!

Check Also

Gjergj Kastrioti dhe Adem Jashari

Shkruan : Brilant Gashi Kur shkruaj për këta dy heronj të mëdhenj , ndihem më …

Leave a Reply