Kryefaqja / OPINION / Vrasja e Almirit, lirohet nga akuza për dhunë Bojan Iliqi (VIDEO)

Vrasja e Almirit, lirohet nga akuza për dhunë Bojan Iliqi (VIDEO)

Bojan Iliqit, vëllaut të Boban Iliqit, i akuzuar për vrasjen e katërvjeçarit Almir Aliu, Prokuroria e Kumanovës ka vendosur që t’ia tërheq akuzat, të cilat e ngarkonin për vepër penale “dhunë”. Ndërsa, kjo sipas avokatëve të familjes Aliu ka ndodhur në rrethana të paqarta dhe të papranueshme për ta, pasi sipas tyre ky veprim është krejtësisht në kundërshtim me dëshmitë materiale dhe verbale që ata i kanë siguruar dhe prezantuar në gjykatë. Ata thonë se në këtë rast Prokuroria është treguar e njëanshme, pasi për të njejtën vepër penale “dhunë”, akuzohen edhe tre familjarët e Alimirit, Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri. Ajo nga e cila kanë frikë avokatët është mundësia që Prokuroria të bëjë parakualifikim të lëndës, sepse kjo sipas tyre do të jetë në favor të të akuzuarit Boban Iliq.

IBRAHIM BAJRAMI, NDIHMËS AVOKAT

“Në fillim të procedurës hetimore mund të konstatojmë që përpos të tjerëve të akuzuar, paraqitje penale kemi edhe për vëllan e Boban Iliqit, Bojan Iliq. Por, gjatë procedurës hetimore, ndërpritet procedura kundër këtij personi që sipas vlerësimit tonë është në kundërshtim me provat materiale që u siguarun gjatë procedurës hetimore dhe u paraqitën në seancë kryesore, që bukur mirë shifet se është i vetmi person, ndaj të cilit vërtetohet dhuna e bërë. Dhe kjo çështje ngeli e pasqaruar deri më tani për arsye se prokurori vendosi që të ndal proxcedurën ndaj këtij personi”.

ASMIR ALISPAHIÇ, AVOKAT

“Përse Prokuroria gjatë gjithë kohës po mundohet që t’i ndihmoj tash të akuzuarit për vrasje të Almirit Aliut, ku dua të potencoj se egzistojnë prova materiale dhe verbale. Është tendencë e qartë, nga ana e Prokurorisë Themelore Publike Kumonovë, që edhe pas gjithë këtyre provave, po mundohen që të bëjnë parakualifikim të lëndës të veprës penale për të cilën akuzohet. Mendoj që këtë prokuroria nuk duhet ta lejoj dhe duhet që ta lejoj gjykatën që të sjellë vendim për veprën penale ashtu siç është prezantuar që nga fillimi”.

Për familjarët e Almirit, ky veprim i Prokurorisë që të falë vëllain e Bobanit, Bojanin tregon qartë për një qasje selektive të gjithë procedurës gjyqësore. Ndërsa, me qenë se kjo ka ndodhur vetëm pak ditë para se të thuhen fjalët përfundimtare në gjykatë, ata nuk presin që të ketë një verdikt të drejtë të këtij gjykimi.

SEDAT ALIU, BABAI I ALMIRIT

“Unë edhe e kam humbur djalin edhe jam i akuzuar për dhunë…Prokurorja Suzana Kusigerska, shihet se është në palën e atij, jo si prokurore por si mbrojtëse, siç shifet nga ana jonë, si mbrojtëse e atij. E ka tërhequr lëndën e Bojan Iliqit. Ne tash me datë 15 e presim vendimin, por po shifet fillimi se si do të mirret ky vendim”.

NIJAZI ALIU, XHAXHAI I ALMIRIT

“Nuk jemi të kënaqur nga ana e  gjykatës shkaku se mua po më duket se prokurorja më tepër është duke e kryer një funksion të avokates se sa të prokurores. Kështu që të mos jetë e  politizuar kjo punë por të shifet drejtësia dhe të dalë drejtësia deri në fund”.

Kujtojmë që vogëlushi katërvjeçar Almir Aliu për shkak të një grindjeje verbale mes babit të tij dhe Boban Iliqit, natën e 25 qershorit të vitit të kaluar  së bashku me nënën e tij u shtypën në mënyrë mizore nga një makinë, drejtuesi i të cilit ishte tash i akuzuairi Boban Iliq. Almiri nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve të rënda dhe si pasojë ndërroi jetë.

Check Also

LE TEMPS (MAJ, 1939) : APELI I MBRETIT ZOG DREJTUAR SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË LIDHJES SË KOMBEVE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Nëntor 2017 Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar të enjten …

Leave a Reply