Kryefaqja / OPINION / AMERIKA NDIHMON SHQIPËRINË PËR KONTROLLIN E HAPËSIRËS AJRORE

AMERIKA NDIHMON SHQIPËRINË PËR KONTROLLIN E HAPËSIRËS AJRORE

Sipas kontratës, kompania do të marrë përsipër jo vetëm sigurimin e sistemit TPS-77 dhe instalimin e radarëve, por parashikohet një mundësi për mirëmbajtjen, për pjesët e këmbimit si dhe trajnimin e personelit shqiptar.Parashikohet që jo më vonë se gjashtë muaj pas datës së hyrjes në fuqi të kontratës, palët do të takohen për të diskutuar mbi marrëveshjen e mirëmbajtjes, pa u kufizuar, në pjesë këmbimi, riparime dhe trajnime. Kontrata është firmosur në muajin shtator të këtij viti nga ministrja e Mbrojtjes shqiptare Olta Xhaçka dhe përfaqësuesi i kompanisë amerikane Lockheed Martin Global, Christopher Bowman.Kontrata është miratuar nga qeveria ‘Rama 2’ ditët e fundit, ndërsa është botuar në Fletoren Zyrtare. Kontrata parashikon afate për kohën e zbatimit të saj, por që varen nga koha e hyrjes në fuqi të marrëveshjes.TrajnimiSipas kontratës, për çdo trajnim të kryer nga kompania amerikane, në këtë rast e përfaqësuar nga Mr. Christopher Bowman, pala shqiptare do t’i sigurojë kompanisë një listë të emrave të pjesëmarrësve të caktuar, së paku 30 ditë para mbërritjes së tyre në ambientet e kompanisë në Syracuse, Nju-Jork. Ministria e Mbrojtjes do të jetë përgjegjës për marrjen e vizave të duhura hyrëse nga ambasada ose konsullata e SHBA-së, emigracioni dhe autorizime të tjera për çdo pjesëmarrës para mbërritjes në Shtetet e Bashkuara.Kompania do të sigurojë një ftesë zyrtare për ambasadën lokale të SHBA-së për lëshimin e vizave. Kompania amerikane rezervon të drejtën të refuzojë hyrjen ose të heqë një pjesëmarrës nga pjesëmarrja në ndonjë kurs trajnimi në rast se pjesëmarrësi i tillë dështon ose të përmbushë ligjin e SHBA-së (federale, shtetërore ose lokale) ose me politikat e Lockheed Martin. /shqiptarja.com

Check Also

Ndershmëria është fuqi dhe vlerë më fisnike e njëriut!

Ndershmëria është fuqia dhe vlera më fisnike e një njeriu,i cili vendos mbi një sjellje …

Leave a Reply