Kryefaqja / LAJME / SPORT / Boksieri shqiptar mahnit Kanadanë, shpallet kampion bote në “kickbox“

Boksieri shqiptar mahnit Kanadanë, shpallet kampion bote në “kickbox“

Boksieri i njohur shqiptar, Kristian Prenga vazhdon të mos njohë humbje. Ai është shpallur kampion bote në “kickbox“ mbrëmjen e djeshme në Kanada.

26 vjeçari është ndeshur për titullin kampion të peshave të rënda në Kanada (Canadian Heavyweight Championship Fight), të cilin e ka fituar shumë thjesht, duke mos e diskutuar fitoren për asnjë moment.

Natzrisht pas fitores, nuk kanë munguar flamujt kuqezi në sallë si dhe himi Kombëtar i cili është kënduar në mes të Kanadasë.

Në videon postuar nga aktori i njohur, Bes Kallaku, i cili është dhe miku i Kristian Prengës, shihet atmosfera e krijuar pas arritjes së triumfit të boksierit shqiptar.

Prenga_Kristian

Shikoni ndeshjen e mbrëmshme të boksierit shqiptar Kristian Prenga në Niagara Falls, Kanada, kundër meksikanit Alfredo Trevino, i cili vinte në këtë përballje me një rekord të mirë 9-3-1. Megjithatë, shikoni se sa lehtë e bën të duket fitoren Prenga ynë kur pas 48 sekondash në roundin e dytë e ul kundërshtarin në tokë. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi në Kanada e Kristian Prengës që stërvitet nga një grup profesionistësh të drejtuar nga ish-kampioni i botës Lennox Lewis. Me këtë fitore Prenga e çon në 6 numrin e fitoreve KO, duke u ngjitur disa pikë në klasifikimin botëror të boksit profesionist për peshat e rënda. Ndeshja u ndoq nga rreth 1 mijë shqiptarë kryesisht me banim në Kanada.

Publié par PASQYRA SHQIPTARE TV sur samedi 2 décembre 2017

Check Also

Njihuni me skuadrën arbëreshe të Kategorisë së Dytë në Itali, kanë simbol shqiponjën dhe i këndojnë Skënderbeut

Klube futbolli shqiptare nuk ka vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në Europë.San Giorgio …

Leave a Reply