Kryefaqja / OPINION / Çfarë fshihet pas ndërtimit të varrezave të ushtarëve grek në Shqipëri?

Çfarë fshihet pas ndërtimit të varrezave të ushtarëve grek në Shqipëri?

Xhuljo Ferzaj

Dëgjova me vëmendje me vëmendje intervistën e ministrit të jashtëm Nikos Kotzias në televizionin shtetëror ERT, për zhvillimet më të fundit të diplomacisë greke, përveç çështjeve me Turqinë foli dhe për problemet që po trajtohen me Shqipërinë.

Kotzias bëri publike lajmin se do ngrihen grupe ekspertësh për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grek që kanë rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë botërore, ishte shumë entuziast për këtë fitore të diplomacisë greke në dëm të palës shqiptare, ndërkohë Kotzias është i vetëdijshëm se po fiton diçka që nuk i takon.

Përmendi dhe faktin se do kërkoj nga parlamenti grek heqjen e ligjit të luftës.

Për sa i përket çështjes së detit u përgjigj se nuk zgjidhen problemet kaq shpejt por kërkojnë kohë. Më tej shtoj se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen pa dëmtuar asnjë palë, por koha është në favor të Greqisë.

Takimi në Kretë në nivel ministrash ka sjellë një marrëveshjen reciproke e para, ndërtimin e varrezave greke në Korçë dhe angazhimin e palës greke për heqjen e ligjit të luftës. Jo më kotë ja morën valles në Kretë ministri i jashtëm Kotzias dhe Bushati.

Ngritja e varrezave për të rënët e luftës bëhet në çdo vend të botës, por rasti Shqipëri-Greqi ndryshon. Cili është ndryshimi ? Ka pasoja?

Varrezat greke në këndvështrimin e diplomacisë greke shikohet si një hap për tezën e “Vorio Epirit”, madje kërkohen të ndërtohen në zona nevralgjike duke filluar në Korçë, Përmet dhe Vularat. Do të ketë pasoja në të ardhmen për shkak të nacionalizmit grek. Disa diplomat grek thonë se vetën disa varreza janë, sigurisht nderimi i ushtarëve të rënë në luftë nuk është i gabuar, fundja është një respekt, por pala greke nuk kërkon kaq, ajo do të hedhi farën e më pas të mbij për nacionalizmin bazuar në tezën e “Vorio Epirit”.

Ndërtimi varrezave greke është një hap pas i diplomacisë Shqiptare, do të na sjellin pasoja në të ardhmen, prandaj nderimi i tyre të bëhet në vendin e vet, pra në Greqi, ata nuk kanë luftuar gjë për Shqipërinë por me italianët në vitet 1940,41. Nuk kërkojnë thjeshtë varreza por më shumë se kaq.

Jam shumë pesimist dhe mosbesues ndaj palës greke, nuk besoj në sinqeritetin e saj, madje duhet të vendosen disa standarde për ndërtimin e varrezave, duhet patjetër të kenë medaljonin, mos të na gjejnë eshtrat e shqiptarëve dhe ti bëjnë grek, të ndërtohet memorial se nuk na ka tepruar toka ta mbushim me varreza greke, paraardhësit tanë e kanë mbrojtur me gjak çdo centimetër tokë.

Kanë ndërtuar ndonjë varrezë për Shqiptarët e Çamërisë në territorin grek?

Nuk kemi ku të vendosim një kurorë me lule në nderim të tyre. Kjo është tragjike, fakti që nuk ofrohet një zgjidhje e rëndon më shumë situatën,Greqia duhet të pranoj gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë, të kthehen pronat e shqiptarëve.

Pse Gjermania ose Italia nuk kërkojnë varreza për ushtarët e tyre të rënë në Shqipëri? Pse Greqia?

Këto varrezat greke më kujtojnë historinë e groposjes së kolonave antike nga pala greke në Korçë gjatë kohës që pritej Komisioni Ndërkombëtarë i Kontrollit (KNK) për caktimin e kufijve për të kërkuar territorin e Shqipërisë së Jugut.

Ndoshta marrëdhëniet dypalëshe mund të jenë shumë të mira fal dhe dy ministrave Bushati-Kotzias, por këta dy ministra nuk do jenë gjithmonë, çfarë do ndodhi pas 50, 100 vitesh? Me siguri e them se pala greke ka prapavijë politike në dëm të Shqipërisë. Sigurisht nuk do e doja një gjë të tillë, por historia ka treguar se Greqia nuk ka hequr synimet ndaj territoreve në jugun e Shqipërisë me tezën e “Vorio Epirit”, ndërkohë që Çamëria shtrihet deri në Prevezë, nuk kanë ngritur varreza për asnjë nga Shqiptarët që u masakruan gjatë gjenocidit, zhdukën çdo gjumë, nuk janë ndëshkuar, nuk kanë kërkuar falje, nuk kanë kthyer pronat, përveçse na morën territorin masakruan mijëra njerëz të pafajshëm.

Pas 100 vitesh Greqia do të kërkoj territor në Shqipëri me pretekstin se për atë tokë kanë dhënë jetën ushtarët grek.

Nëse gjejnë kocka që shpresoj të mos marrin ato të shqiptarëve për grek ti vendosin në Greqi në territorin e tyre, mos të përsëritet skandali si rasti i varrezave në Kosinas ku eshtrat e banorëve vendas u morën për të ushtarëve grek.

Nuk ka pse të negociojmë duke ofruar ndërtimin e varrezave të ushtarëve grek në Shqipëri në këmbim të heqjes së ligjit të luftës nga pala greke. Diplomacia helene me heqjen e ligjit të luftës i heq një njollë turpi diplomacisë së saj.

Ligji i luftës është vendosur në një periudhë kur Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia, pra ishte në kufijtë e ekzistencës si shtet.

Deklarata e qeverisë kukull të Vërlacit nuk kishte vlerë juridike, sepse Shqipëria mbas vitit 1939 ishte një vend i okupuar nga Italia, nuk kishte asnjë organ legjitim me asnjë aftësi vendimmarrëse. Pala greke ishte e vetëdijshme se Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia por “Ligjin e Luftës”me Shqipërinë e vendosi qëllimisht për të pasur bazë juridike për të kërkuar  rivendikime territoriale mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

Pas heqjes së Ligjit të luftës me Shqipërinë, Greqia duhet të kthej të gjitha pronat e ngurtësuara të shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore më pas në fazën e dytë të kthej pronat e Çamëve.

Sigurisht duhen zgjidhur mosmarrëveshjet me fqinjin tonë por këto probleme nuk kanë ardhur për shkak të Shqipërisë, ka qenë Greqia ajo që ka dëmtuar Shqipërinë.

Tashmë nuk është koha të diskutohet kjo por fokusimi te zgjidhja dhe mbyllja e këtij kapitulli. Një ndër kërkesat që duhet të bëj pala shqiptare duhet të jetë edhe dëmshpërblimi i pasurive të shtetasve shqiptarë që u sekuestruan si pasoj e gjendjes së luftës dhe jo heqja e Ligjit të Luftës, ky i fundit nuk mund të shkëmbehet duke i ofruar ndërtim të varrezave greke për ushtarët e saj që ranë në luftën italo-greke.

Sigurisht negociatat nuk janë aspak të lehta, por tashmë jemi të barabartë në tavolinë me Greqinë nuk ka shtet superior, jemi të dy vende anëtare të NATO-s, aq më tepër që grupi i negociatorëve është shumë i përgatitur. Mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen pa dëmtuar asnjë palë, nuk duhet të përsëriten gabimet e negociatave të mëparshme, nuk duhet të bëhet marrëveshje brenda ditës, një çështje e tillë kërkon vite të zgjidhet, të zbatohen parimet e të drejtës ndërkombëtare.

Për sa i përket kufirit detar duhet të njihet marrëveshja e vitit 1926, sipas Protokollit të Firences”nuk duhet të ketë asnjë ndryshim.

Ndërtimi i varrezave greke në Shqipëri ka për të sjellë pasoja pas 50, 100 vitesh, atëherë mosmarrëveshjet do kenë marrë një dimension që do jetë e vështirë për Shqipërinë, për shkak se sot pranohet ndërtimi i varrezave të ushtarëve grek në Shqipëri. Kjo nuk ka të bëj me një respekt njerëzor por me prapaskena politike të palës greke në dëm të Shqipërisë, prandaj nuk duhet ta lejojmë tani që të mos kemi pasoja më vonë.

Check Also

Zhurma e gjeopolitikës së vjetër emocionale

Selim Ibrahimi Komisioni Evropian (KE) i dha dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë. Këto dy vende …

Leave a Reply