Kryefaqja / LAJME / Djali i Hamëz Jasharit betohet me plis në kokë

Djali i Hamëz Jasharit betohet me plis në kokë

Bekim Jashari edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e kryetarit të Skënderajt. Djali i heroit të kombit Hamëz Jashari për katër vjet do ta udhëheq këtë komunë të Drenicës, e cila që nga paslufta është drejtuar nga partia Demokratike e Kosovës.

Pas dhënies së betimit kryetarit Jashari iu dhurua plisi i bardhë, simbol tradicional kombëtar.

Në ceremoninë e betimit prezent ishte edhe motra e tij Besarta Jashari e vetmja e mbijetuar gjatë betejës së 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998 ku ranë heroikisht Adem dhe Hamëz Jashari dhe 20 anëtarë të kësaj familje legjendare.

Check Also

Protestuesit apel Prokurorisë: Mos mëshironi vrasësin e Almirit (VIDEO)

Mbi Urën e Gurit të Shkupit, u mblodhën qytetarët për të protestuar në moton “Prokurorët …

Leave a Reply