Kryefaqja / LAJME / Gjuha shqipe zyrtare në Maqedoni? Zaev jep lajmin e rëndësishëm

Gjuha shqipe zyrtare në Maqedoni? Zaev jep lajmin e rëndësishëm

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, iu ka premtuar të gjithë qytetarëve shqiptarë në Maqedoni se shumë shpejt mund të kenë mundësinë për të folur gjuhën e tyre mëmë, shqipen.

Nga Pogradeci, ku u zhvillua mbledhja e parë mes dy qeverive, Zaev u pyet nga një gazetare se kur do të nisë përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni si gjuhë zyrtare, duke thënë se ka kaluar faza e parë dhe tashmë pritet që kryetari i Parlamentit ta kalojë ligjin për miratim.

Ai iu bëri thirrje të gjitha partive politike ta mbështesin këtë ligj, si shumë të rëndësishëm në rrugën drejt familjes evropiane.

“Gjuha ka kaluar fazën e parë në parlament, dje përfundoi edhe debati i komisionit të çështjeve evropiane, ku u mundësia dhe kjo fazë. Tani duhet që kryetari i parlamentit të caktojë seancën ku do votohet përfundimisht për këtë ligj. Unë ftoj të gjitha partitë të mbështesin këtë ligj, ku qytetarët e bashkisë së dytë për nga madhësia, do të fitojnë një realizim të përdorimit të gjuhës së tyre amtare. Maqedonia pres të mbështesë këtë zgjidhje evropiane. Ligji do të aprovohet në fund të janarit”, tha Zaev.

Check Also

Protestuesit apel Prokurorisë: Mos mëshironi vrasësin e Almirit (VIDEO)

Mbi Urën e Gurit të Shkupit, u mblodhën qytetarët për të protestuar në moton “Prokurorët …

Leave a Reply