Kryefaqja / LAJME / JA KUSH ËSHTË FLORENC BEQIRAJ QË NDODHET NË VDEKJE KLINIKE NË FRANCË

JA KUSH ËSHTË FLORENC BEQIRAJ QË NDODHET NË VDEKJE KLINIKE NË FRANCË

Florenc Beqiraj është i biri i Gëzim dhe Laureta Beqiraj, i datëlindjes 27 shtator 1994 nga Lagja Iliria, Shkodër, vëlla i vetëm i familjes Beqiraj.

NGJARJA: Florenc Beqiraj kishte tre vjet që ndodhej në Francë i cili ishte në proçedura të Azilit.

Ka filluar punë si kamarier në një lokal në Marseille, në momentin që ka qënë duke ikur për në shtëpi është ndaluar nga policia Franceze ku i kanë kërkuar dokument identifikimi, meqënëse nuk i dispononte, policia e ka shoqëruar në ambjentet e komisariatit.

Për tre javë me rrallë është mbajtur në Polici dhe para tre ditëve policia e ka dorëzuar si të vdekur në duart e doktorëve të spitalit të Marseille.

Spitali i ka vendosur tubat e oksigjenit dhe mbahet në reaminacion ku sipas familjarëve kërkohet një pjestarë i familjes që të firmosë për heqjen e tubave të oksigjenit.

Babai i Florencit, Gëzim Beqiraj është nisur për të ardhur në Francë por është bllokuar në Turqi dhe përsëri është kthyer në Shkodër.

NUK DUHET TË PRANOHET:

Apsolutisht nuk duhet të pranohet nga të afërmit e Florencit që të nënshkruajnë për heqjen e oksigjenit dhe shpalljen e vdekjes së tij nga mjekët, por të mbahet në reaminacion me shpresë se mund të kthehet në jetë, pasi zemra e tij punon normalisht.

Të kërkohet nga familjarët që të nisin hetimet se si ka ndodhur ngjarja mbrenda ambjenteve të komisariatit të policisë Marseille dhe të mësohet se policia a ka dorëzuar procès-verbal në Spital kurë kanë dorëzuar Florenc Beqirajn në duart e Doktorëve.

Të kërkohet pranë Prokurorisë së Marseille që të hapen kamerat e sigurisë se si ka ndodhur realisht ngjarja me Florenc Beqiraj.

PRESS INDEPENDENT

Check Also

Protestuesit apel Prokurorisë: Mos mëshironi vrasësin e Almirit (VIDEO)

Mbi Urën e Gurit të Shkupit, u mblodhën qytetarët për të protestuar në moton “Prokurorët …

Leave a Reply