Kryefaqja / KULTURË / LEGJENDA PËR LIQENIN E KUQISHTES

LEGJENDA PËR LIQENIN E KUQISHTES

Shkruan: Rifat Muriqi

Tregim ( e thënë si përralë)

Pak kujt i kujtohet edhe si legjendë, edhe unë do ta kisha harru përrallen që si fëmijë gjyshja ime ma kishte tregu por ngjarjet e kufirit ma zgjuan kujtesën.

Kurse unë po e tregoj si prralle ashtu siq ma ka tregu gjyshja

– Mrija e Niksë prej Dukajivës e mbetur pa nanë qysh se ka lindë, u rrit të dajtë në Guci. Thonë se as Tanusha e Kralit nuk i bënte hije. Aq e bukur ishte sa Zeneli i Omeragajve kishte qitë fjalën se kush e prek çiken e Lajqit ka me e prek nana të ftoftë. Edhe Mrija e kishte qitë fjalën se tjetër fat nuk donë, por pa bekim të babës as Zenelin nuk ka me e marrë. Por me që ish ba zhurmë në krejt malsinë Nika e kish kthye çiken në Shtëpi. Një natë dimri pak muaj pas ikjes se Mrisë Zeneli kishte humbë pa nam as nishan. E kishin kërkuar më kot por se kishin gjetur, Se kishin gjet as në bjeshkë që kishin shkuar pas disa fërkemeve për të cilat thoshin se janë të Zenelit. Kishte dal fjala se Dukajeva e kanë vra në moh. Thonë se edhe Mrija një dit pranvere kishte ik duke lënë fjalën dorëzon se nuk ka me u kthye pa e gjete Zenelin, gjallë a dekë. Thonë se ajo kishte pa ëndërr se Zeneli ishte mbytë në Liqe, liqeni atëherë ishte jo fort me i madh por më i thellë se sot sa nuk i shihej fundi. Ishte endur tri ditë e tri net rreth liqenit dhe në fund krejt buzë ujit kishte gjetur briskun e qelibarit qe vetëm Zeneli e mbante si trashëgimi e stergjyshit. Por nuk dinte e shkreta si ta nxirrte, ujët e ftohtë dhe të thellë nuk e linte qe ta gjente. Por ajo kishte vendosur që ta nxjerrtë nga aty. Kishte vendosur që në fundin e liqenit i cili shtrihej buzë gremine ta hap një hendek që ujët të kullon. Punoj ditë e natë deri sa pas shumë muajsh ia arriti qëllimin. Një mëngjes banoret e Gucisë gjeten në oborrin e Xhamisë se Vezirit trupin e pa prishur të Zenelit, të cilin e varrosen por trupin e Mrisë kurrë askush nuk e ka gjetë thuhet se është shndërrua në Zanë dhe endet rreth Liqenit dhe këdo që e zë gjumi aty e çmend dhe kurrë më nuk kthjellët. Thuhet se shumë lehtë është të shtjerrët po kushdo që ka provu të hap kanalin është shurdhu sapo ka fillu. Thuhet. ‘’Përralla në shkallë e dukati në ballë’’, thoshte gjyshja ime, bijë e Dukajive. Dhe unë tani vonë pas aq shumë viteve të gjitha ato që i thoshte gjyshja i gjeta tek liqeni. E ju qe keni qen a e keni hetu sa lehtë është të shtjerret!

Check Also

DUAM RIBASHKIM!

(Vargje realiste, të ribotuara) DERISA ARMIQTË, PO I MPREHIN THIKAT, SI DIKUR,-ME NA I PRERË, …

Leave a Reply