Kryefaqja / LAJME / LSHB uron Forcat e Armatosura dhe paralajmëron projekt propozim për modernizimin e FA-së

LSHB uron Forcat e Armatosura dhe paralajmëron projekt propozim për modernizimin e FA-së

Të nderuar ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,

Të nderuar shqiptarë të bashkuar rreth aspiratës natyrale për bashkim kombëtar,

Me rastin e 105-Vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kam nderin që në emër të gjithë anëtarësisë së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar të uroj gjithë shqiptarët me rastin e këtij përvjetori historik, me bindje të plotë që së shpejti edhe Forcat e Armatosura të Kosovës t’i bashkohen Forcave të Shtetit amë – drejt realizimit të synimeve tona kombëtare.

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Kryeheroit Kombëtar Gjergj Kastriotit, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar do të paraqes Projekt Propozimin e saj për Modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, projekt propozim që synon një ushtri profesionale e cila do të jetë e aftë të mbroj tërësinë territoriale të Shqipërisë së Bashkuar, sipas aktit juridik të 28 Nëntorit të vitit 1912 dhe për të garantuar paqe të qëndrueshme në rajon.

Në fund, më lejoni të ju shpreh mirënjohje dhe respekt të veçantë për Heronjët dhe Dëshmorët e Atdheut, të cilët dhanë jetën e tyre për çlirim e bashkim kombëtar.

Gëzuar 105-Vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë!

Lavdi e përjetshme të gjithë brezave, që dhanë jetën për çlirim dhe bashkimin e Shqipërisë !

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Djali i Hamëz Jasharit betohet me plis në kokë

Bekim Jashari edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e kryetarit të Skënderajt. Djali i heroit të …

Leave a Reply