Kryefaqja / PERSONALITETE / PERVJETOR QE S’ DUHET HARRUAR

PERVJETOR QE S’ DUHET HARRUAR

93 vjet me pare,17 dhjetor 1924 ,u vra Suf xhelili dhe u plagos Elez Isufi,ku me 30 dhjetor ndroi jete ne Sllove.Qe te dy ndruan jete kunder zogisteve,serbve dhe biollogardisteve rus te Vrangelit.Asnje aktivitet.Asnje fjale.

Elez Isuf Ndreu

Lindi në Palaman të Dibrës në vitin 1861.Bëri emër në kryengritjen e përgjithshme kundërosmane të vitit 1912.U shqua si luftëtar dhe udhëheqës popullor. Qe organizatori dhe një ndër udhëheqësit kryesorë të kryengritjeve të ashpra kundërserbe si në: Kolosian, nëntor 1912, në kryengritjen e shtatorit 1913, në luftën e Kaushit 1915, në kryengritjet 1918-1919; kryengritjen e gushtit 1920 dhe Luftën e Lan-lurës 1921. Ishte anëtar aktiv i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. U njoh e bashkëpunoi me personalitetet më të shquara të qenies kombëtare shqiptare si Bajram Curri, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Hoxha Kadriu etj. Mbajti me të ardhura e tij shkollën shqipe të Sllovës.

Në vitin 1922 u përfshi në lëvizjen për demokratizimin e vendit, që nëse do të kishte triumfuar kjo lëvizje, mars 1922, shqiptarët sot festonin 92 vjetorin e demokracisë në Shqipëri. Mori pjesë me armë në dorë për triumfin dhe mbrojtjen e Revolucionit Demokrato-borgjez të Qershorit 1924 të udhëhequr nga Fan Noli. U plagos, në Peshkopi më 17 dhjetor të 1924, kundër forcave të përbashkëta serbe, biellogardiste, zogiste dhe krerëve besëthyer, faqezinj, amoralë, vrastarë tinzarë të parisë së Dibrës. Vdiq në Sllovë më 30 dhjetor 1924, i bindur se i kishte shërbyer atdheut me ndershmëri e përkushtim qytetar.

SUF XHELILI

Lindi në vitin 1862. Hija e Elez Isufit kishte errësuar në një farë mase namin e Suf Xhelilit. Suf Xhelili u shqua si luftëtar i madh e udhëheqës popullor i pagabueshëm. Kishte pamje të hijshme të një luftëtari atlet. Ishte i pajisur me vetitë më të mira të një njeriu model: trim,besnik,fjalëpak, gojëmbël, bujar, i respektueshëm, i durueshëm deri në vdekje,por dhe shpërthyes i papërmbajtur. Suf Xhelili mori pjesë në kryengritjet kundërosmane të viteve 1909-1912 dhe në të gjitha kryengritjet kundërserbe 1912-1921. Ai dha një kontribut të pamohueshëm, përkrah xhaxhait të tij, Lala Lezit, siç i thoshte Elez Isufi në shenjë respekti, për demokratizimin e vendit. Mori pjesë gjallërisht në triumfin dhe mbrojtjen e Revolucionit të Qershorit 1924, ku dhe ra heroikisht, më 17dhjetor të atij viti.

Check Also

Fama e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut…

Nga Ilir Seci Më 17 Janar të vitit 1468, plot 549 vjet më parë, vdiq …

Leave a Reply