Kryefaqja / LSHB / Prapaskena e aktivistëve të LSHB – Si u rregullua flamuri kombëtar në (Ç)Ministrinë e Bujqësisë ?!

Prapaskena e aktivistëve të LSHB – Si u rregullua flamuri kombëtar në (Ç)Ministrinë e Bujqësisë ?!

Dje në një nga Ministritë e kalbura te shtetit Shqiptar shfaqej Flamuri ynë Kombëtar me kokë poshtë. Sot në orët e pasdites, Kryetari i Lëvizjes per Shqipëri të Bashkuar (LSHB) z.Tahir Veliu, bashkë me veprimtarët z.Frashër Racaj, z.Besart Fejzullahu dhe z.Burim Veliu u nisën nga Kosova në Tiranë, e u pritën nga koordinatori z.Frrok Bardhi dhe së bashku iu drejtuan Ministrive për të verifikuar vendndodhjen e Flamurit kombëtar te përçudnuar.

Menjëherë sapo u pa tek Ministria e kalbëzuar e Bujqësisë të gjithë së bashku ju drejtuan punonjësve të kësaj (Ç)Ministrie, dhe me një ndjenjë të sinqertë patriotike ju parashtruan kërkesën, por të gjithë ata që u shfaqën dukeshin të trembur dhe fajtorë. Shpejt,shpejt,shpejt te rregullohet Flamuri – ishte thirrja e ngordhur që ata bënë. Dhe ata menjëherë, në menyra servile dhe deficitare, rregulluan Flamurin. Të bën përshtypje se si asnjë media e lirë apo e dhjerë në këtë vend nuk e pasqyron këtë realitet. Mos doni te presim grekët, serbët apo malazezët të vijnë e të rregullojnë Flamurin në mes të Shqipërisë?! Apo ta bëjnë ata, mediatike këtë realitet monstruoz. Kjo eshte Shqipëria e sotme.

FALEMINDERIT LSHB 🔴⚫

Nga Xhildinho Ozuni

Check Also

IDEOLOGJIA LENINISTE KY TUMORR VRASTAR I KOSOVËS SHQIPTARE !

Shkruan: Ahmet Asani Analizat per gjendjen dhe zhvillimet politike e ekonomike, qe me dekada i …

Leave a Reply