Kryefaqja / OPINION / Sa e sigurt është Shqipëria? Demiraj: Nuk kemi asnjë tank. Milo: I kanë shitur për skrap

Sa e sigurt është Shqipëria? Demiraj: Nuk kemi asnjë tank. Milo: I kanë shitur për skrap

Sot në emisionin “Studio e Hapur” në News24 është diskutuar për një temë mjaft të nxehtë ndërkombëtare, konfliktin, deri tani verbal dhe në deklarata, mes SHBA-së dhe Koresë së veriut dhe mundësinë e një lufte të tretë botërore. Por nisur nga gjithë ç’po ndodh në botë, paneli i përbërë nga ish-ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, ish-ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj dhe ish-ambasadori në OKB Agim Nesho janë ndalur tek Shqipëria dhe sa i përgatitur është vendi ynë nga ana ushtarake dhe e armatimit.

Ish-ministri Demiraj tha se “me jemi ushtri e NATO-s formalisht pasi nuk kemi asnjë avion, asnjë tank”. I pyetur se ku janë tanket e ushtrisë shqiptare, ish-ministri Milo tha se kanë vajtur për skrap.

Milo: Nuk jemi target

Demiraj: Nuk mund të themi që nuk jemi target, kur komshi me ne janë rusët që po armatosen me mig. Sistem 400-S plus. Kemi 5 batalione me pushkë. Ku janë tanket?

Demiraj: Duhet të pyesësh ish-ministrat.

Milo: Tanket kanë vajtur për skrap.

Hajdaraga: Kam çuar mbi 80 e ca tanke në kufi me Kosovën.

Demiraj: Nuk jam dakord që meqë jemi pjesë e NATO-s nuk kemi nevojë të armatosemi. Edhe Maqedonia është më e armatosur. Dy kërcënimet kryesore të NATO-s janë Rusia dhe terrorizmi islamik.

Hajdaraga: Sovraniteti i Shqipërisë dhe kufijtë e saj janë të garantuar.

Demiraj: Sigurisht.

Hajdaraga: Nuk mund të marrim tanket e fundit, se s’kemi buxhet.

Demiraj: Kemi 360 kapitenë të larguar, 3000 ushtarë profesionistë të larguar. Ushtria shqiptare paguhet në mënyrë skandaloze.

Hajdaraga: Mbrojtja dhe siguria e Shqipërisë është e garantuar. Edhe kontributi i Shqipërisë në NATO nuk vihet në diskutim. Në qoftë se flitet për një agresion që mund t’i ndodhë Shqipërisë jemi të garantuar në bazë të artikullit 5.

Milo: Pse të gjitha vendet anëtare të NATO-s harxhojnë për ushtrinë dhe armatimin.

Hajdaraga: Ka ardhur koha që ushtria të fuqizohet. Qeveria shtoi buxhetin e mbrojtjes. 100 mln euro.

Demiraj: Jo 100 ka shtuar 55 mln euro. Është pozitive. Është kërkesa e ministres së re të Mbrojtjes.

Milo: Kërkohet rinovim i konceptit strategjik.

Check Also

Ndershmëria është fuqi dhe vlerë më fisnike e njëriut!

Ndershmëria është fuqia dhe vlera më fisnike e një njeriu,i cili vendos mbi një sjellje …

Leave a Reply