Kryefaqja / OPINION / SULMOHET I MOSHUARI ME PLIS

SULMOHET I MOSHUARI ME PLIS

Sulmohet shqiptari me Plis në Medvegjë

Sot rreth ores 16h aty pran Administrates komunale në Medvegje në lokalin me emer LIDO ka ndodhur nje sulm.

Azem EMINI nga Tupalla i shtyrë në moshë afër te 80_ etave po qendronte ne lokal me nje te afermin e tij Haki EMINI nje aktivist i njohur për publikun e gjere qe ngreh zerin perhere pran institucioneve nderkombetare ne Beograd ,Ambasada, Komisioni i Helsinkit dhe OJQ te tjera per te drejtat e pakicave shqiptare ne Serbi .

Aty mbrenda ne lokal ka qen nje grup me serb , me te vrejtur axhen e moshuar me Plis ne kokë, kan filluar te intensifikojn bisedat ne mes grupit te tyre dhe komunikimit me telefona per tu konsultuar me shefat e vete jash lokalit.

Ne ora 16h00 kan filluar sulmin, disa kan bllokuar deren e lokalit e te tjere kan nis sulmin me shishe xhami mbi Plisin qe gjindej ne koken e axhes Azem EMINI.

Duhet te cekim patjeter se grupi i serbeve ishte i shoqeruar edhe nga militanti i PVD_ës Fitim SAHITI i njohur per sulme dhe veprime te uleta ndaj intelektualve dhe aktivisteve shqiptar ne Medvegje, disa muaj me pare ka rrafur profesorin e gjuhes shqipe dhe organet e Policis nuk kan vepruar…..

Sot Sulmi ndaj te moshuarit me Plis të bardhë eshte kryer nga pjestar te komunitetit serb .

Shqiptarët këtu nuk munde te shpresojm asnjehere se kemi siguri ,sepse ne te kaluaren ka pasur sulme te tilla dhe Policia e organet e drejtesis asnjehere edhe nje raste te vetem nuk e kan nxjerr para pergjegjesie. Kjo lene per te kuptuar se gjithe qka eshte e koordinuar nga shteti ne perndjekjen e shqiptareve.

Plisi eshte simbol e identitet kombetar secili ka detyre qe ta mbroj.

Ku eshte shteti serb me organet gjygjesor qe pretendon te jete pjese e europes se qytetruar, ku eshte europa , ku eshte Tirana e ku eshte Prishtina e ku jemi ne shqiptaret e Medvegjes qe nuk i dalim zot vendit , njerëzve dhe simboleve tona .

Ate që munde tu sygjerojm sot Kujdes mos u futni ne lokale sepse nuk ka siguri por ka sulme….. në lokalin LIDO ka pasur disa here skenar te tillë dhe pronari serb perhere ka mbyllur veshët e syt dhe nuk ka deshmuar ne momente qe eshte kerkuar nga shqiptaret.

Rasti eshte shume i ndjeshem dhe per arsyje sigurie te pales se demtuar per momentin nuk munde tu japim me teper detaje.

Ju lajmerojm ne orët ditët ne vazhdim …. .

Jemi në pritje të reagimit nga partit shqiptare ketu, PVD_ja qe eshte ne bashkeqeverisje dhe PD_ja ne opozit ,deri tani nuk kan dhene ndonje sinjal deri sa jan shume mire te informuara ,si duket jan te prekupuar qe te ndihmojnë palen serbe per te siguruar votat qe te miraton e buxhetin e vitin 2018 te Henen me dt.25.12.2017

Check Also

“Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”

Nga Marin Mema/Sado e ashpër të duket kjo thënie e Faik Konicës ajo është tërësisht …

Leave a Reply