Kryefaqja / KULTURË / Udhëheqësit të Ansamblit Shqiponja, Agron Pllumaj, pas një viti i dorëzohen çmimet e fituara në Bullgari

Udhëheqësit të Ansamblit Shqiponja, Agron Pllumaj, pas një viti i dorëzohen çmimet e fituara në Bullgari

Ansambli Shqiponja nga Tuzi vitin e kaluar kishte marrë pjesë në festivalin botërorë të zhvilluar në Bullgari, ku kishte fituar tri medalje të arta dhe çmimin kryesorë të Festivalit.

Ndërkaq, udhëheqësi i ansamblit Agron Pllumaj kishte fituar edhe dy çmime, Art Director dhe Maestro, por që siç sqaron ai, ato ishin konfiskuar nga Ministria e Kulturës e Malit të Zi, dhe i ishin mbajtur në Cetinë për më shumë se një vit.

“Mbasë sukseseve të Ansamblit Shqiponja në festivalin ballkanik, europian dhe botërore në Veliko Tarnovo të Bullgarisë, ku vet ansambli Shqiponja vitin e kaluar u shpall fitues i tri vëndeve të para me 3 medale të arta, 1 kup të art dhe 12 diploma, mbasë kësaj ishte bërë zgjellja për drejtorin artistik më të dalluar dhe Maestron e festivalit, ku vet udhëhqësi dhe drejtori i ansamblit Shqiponja Agron Pllumaj, përzgjellet nga vet komisioni i fokloreve të europës “EAFF”, me diplomën “Art Director” – drejtori artistik i festivalit si dhe çmimi më i lart i festivalit i titulluar “Maestro”. Sqarim: – Keto çmime kishin mbetur në Ministrin e Kulturës së Malit të Zi me seli ne Cetij, të cilat nuk mi kishin dërguar pra kishin mbet si të konfiskuara. Dhe vetem sot erdhen në adresen time!”, shkruan Pllumaj. /MALESIA.ORG/

Check Also

DUAM RIBASHKIM!

(Vargje realiste, të ribotuara) DERISA ARMIQTË, PO I MPREHIN THIKAT, SI DIKUR,-ME NA I PRERË, …

Leave a Reply