Kryefaqja / LAJME / Veprimtari e intelektuali z. Rasim Bebo ndërroi jetë sot më 12/12/2017.

Veprimtari e intelektuali z. Rasim Bebo ndërroi jetë sot më 12/12/2017.

Rasim Bebo lindi më 14 prill të vitit 1926 në Shalës të Çamërisë, Shqipëri. Luftëtar trim në Batalionin Çamëria, profesor e prind i përkushtuar, në moshën 91-vjeçare, ky njeri i rrallë, nuk rreshti së shkruari, me një pasion atdhedashurie, për fatet e kombit shqiptar, teksa banon prej vitesh në SHBA, ka në shpirtin e tij të madh, një zjarr të fuqishëm, të pashuar prej vitesh, për Shqipërinë dhe Çamërinë martire. Prej 20 vitesh ai vijoi aktivitetin e tij si historian e studiues në mërgim në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Historiani Rasim Bebo sot rendit disa libra: “DODONA”, “ZEUSI”, “SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS”, “HISTORI ME SHKRONJA GJAKU” etj dhe arrin të bëjë shtrirjen e plotë të studimeve të tij, mbi të gjithë historinë e Shqipërisë nga lashtësia deri sot. Komuniteti shqiptar në përgjithësi e njeh atë si intelektual që ka shkruar e artikuluar në mënyrë asnjëanëse për problematikën e shqiptarëve të diasporës, çështjes së origjinës pellazgo-ilire dhe në veçanti të kauzës së shqiptarëve të Çamërisë.

Ngushëllime familjarëve, miqve dhe dashamirëve. I Paharruar Qoftë!

Check Also

Protestë në Skenderaj, nuk duan që Vuçiq të shkelë në Drenicë

Ata kanë ftuar për protestë në sheshin ‘Adem Jashari’ në ora 06:00 të mëngjesit për …

Leave a Reply