Kryefaqja / OPINION / ANTIKA E MOHUAR, KALAJA E BUJANOCIT

ANTIKA E MOHUAR, KALAJA E BUJANOCIT

Shkruan: Fahri Xharra

Kalaja e Bujanocit

M`u desht të lexoja nga prof. Frank W. Walbank-u (1909-2008) që të gjej se çka mëshehte  dhe ende fsheh nëntoka e jonë. Këndej pari ku jemi sot, dhe ku ishim dikur ; andej pari ku të parët tonë jetonin dhe lundronin përgjatë historisë ; andej pari ku kemi mundësi t`i qasemi e nuk duam por edhe andejpari ku nuk guxojmë as t`përmendim që ishte e jona.

Me një punë sistematike 4 vjeçare të mbetjeve arkeologjike(2001-2004) , në lokalitetin Kale-Kërshevica afër Bujanovcit , u gjetën mbetjet e objekteve arkitektonike të epokave të ndryshme kronologjike,të cilat i themeluan kolonistët grek(?fxh) nga fundi i shekullit  V (prK). Koha e zhvillimit ,bie në fundin e periudhës heleniste të vjetër dhe fillimin e shekullit tëIV-të të para epokës së re.”(Miroslav Jeremiqi, Beograd SANU).”

Ndërsa Frank W. Walbank shkruen se:” Për mua ishte shokues fakti që mitologjia e grekëve jepte të dhëna edhe për emrin dhe popullin e Dardanisë . Megjithëse grekët me zotat dhe emrat e tyre e kanë provokuar në mënyrë provokuese historinë, shumë të dhëna të pa kontestueshme tregojnë rrënjën e Dardanëve dhe se ishin Dardanët ata që e krijuan familjen mbretërore të Trojës… Prej Dardanusit e kishte prejardhjen familja mbretërore e Trojës dhe kjo racë shquhej edhe për bukurinë dhe trimërinë e saj” .

Pra ?

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë e zbulon një thesar historik të pa matshëm  në nëntokat ku ende jetojnë shqiptarët (Bujanovci) ,dhe pa fije fytyre thotë se u gjet një trashëgimi ndërtimore antike tradicionale, në Kale të Bujanovcit, një trashëgimi helenistike. E ne shqiptarët ende merremi me ekzistimin tonë fizik andejpari.

Kanë kaluar mbi 40 vjet nga gjetjet e para  në Kërshevicë të Bujanocit e deri me sot ku kemi një zbulim shumë të madh (Popović Petar) . Vendi i quajtur Kale në fshatin e përmendur  u zbulua me 1965 nga Milan Jovanoviqi.

( Koha kur Rankoviqi ende ishte në fuqi), kurator i muzeut të Vranjës.

Materialet e botuara ne vitin 1968 e paraqiten një zbulim epokal në këto anë ,akropolin me suburbiumin ( ndërqytetin) të një madhësijeje të çuditshme. Gjatë hulumtimit të kompleksit ,në vitin 2008 u zbulua një ndërtesë me një formë bureje( fuqije) , e cila i takon objekteve të rralla të ruajtura të shekullit IV prK dhe në tokat tona ( në Serbi,  Petar Popoviq) si shembull i vetëm arkitektonik Gjatë hulumtimeve po tregohet që tërësia arkitektonike është shumë më e madhe me struktura të urbanizuara të cilat shtrihen për gjatë lumit të Kërshevicës.

Në fshatin e Kërshevicës (Bujanoc) në jugun e Serbisë gjendet një plato mbi lumin me të njëjtin emër, ku zbulimet e një sektori të urbanizuar tregojnë shenja të Epokës së Bronzit e deri te Epoka e hekurit ( shek XII-VII prK) , me shumë shtresa të mbushura me mbetje arkeologjike që datojnë shek IV-III prK.

Damastioni  sipas gjeografit grek Strabonit , ishte një qytet i vjetër që e arrijti kulmin në kohën e Filipit të II-të të Maqedonisë dhe të Lekës së Madh.. ( Burimet serbe)  . Damastioni ose Damastumi në regjionin Ilir sipas të gjitha gjasava në kufirin e Kosovës së sotme , e njohur për kohën e saj të argjendit dhe minierave të argjendtit. Sidoqoftë Straboni  e përmendte Damastionin duke mos e precizuar saktë vend ndodhjen e tij kurse monedhat e argjendëta të gjetura vijnë nga Kosova, Maqedonia Lindore dhe Serbija jugore (Mali Rujan , në Kërshevicë, 15 km në Jug-lindje të Vranjës(Popoviq P.) .

Burimet tjera tregojnë që qyteti ishte i banuar nga fisi Iliro-Dardan ,Damastinët të mbretëruar nga Mbreti i tyre Bardhyli. Qarkullimi i monedhave të argjendit të Damastionit ishte nga Dardania dhe Brigjet e lumit Morava ( Burimet serbe) Gjetja e monedhave të argjendit tregonte që atë kohë bëhej një jetë luksi. Ndërsa    J.J. Wilkes  në librin e tij ”Ilirët” thot: ”Damastioni ,monedhat e argjendit dhe vetë jeta e atëherëshme mbesin një mister.” Mbesin mister sepse kishte mohime.   Atëherë pse ”Kërshevica” e Bujanovcit të mos jetë Damastoni (i Strabonit) i Bujanovcit ,i Dardanisë ,i Ilirisë i Pellazgëve?

Nxjerrja e pellazgëve nga lashtësia me anën e gjurmëve të tyre të shumta si dhe vendosja e tyre në një sfond historik, ku në të vërtetë e kanë vendin e hapë në mënyrë të pashmangshme çështjen e vazhdimësisë së tyre pra të pasardhësve të drejtpërdrejtë të ilirëve dhe të dardanëve, nga e  cila është dashur të përcaktohet nga diçka që nuk ka të bëjë as me grekët e as me romakët, që megjithatë ata kanë qëndruar “diku në mes ,por pse në këtë mënyrë një faktori i rëndësishëm dhe i merituar në familjen indoevropiane”, në njërën anë qartëson pozitën e vet brenda për brenda gjenealogjisë së rrënjëve dhe trungut të sajë shumë degësh ku shqipja shfaqet me një degë të vetme dhe në tjetrën anë hiqen dilemat rreth vendit dhe rolit të pasardhësve të pellazgëve në raport me veten dhe të tjerët, veçmas kur dihet se ata shtriheshin në një hapësirë gjeografike ndër më të rëndësishmet dhe po ashtu kur dihet se nga pikëpamja etnike shoqërore dhe më vonë edhe politike do të jenë aktorë të të gjitha zhvillimeve nga ato parahistorike deri te ato historike.

”Gjithnjë sipas burimeve qe vijnë nga autorët e antikës edhe ndarja në Pellazgë dhe “Barbarë”, ruan të fshehtën e një kapërcimi historik midis pellazgëve “hyjnorë” dhe pasardhësve të tyre të drejpërdrejtë “tokësorë”-Dardanëve dhe të tjerëve nga kjo familje e gjerë kapërcim kjo që sipas të gjitha gjasave lidhet me Trojen dhe historinë e sajë të lavdishme. Sidoqoftë dardanët si bijë të pellazgëve me një shtrirje tepër të gjerë nuk i gjejmë vetëm te mitologjia greke dhe romake por edhe te poetet edhe dramaturgët grek të antikitetit , kështu te Homeri heronjtë e Iliades kryesisht ishin pellazgë. ( Jusuf Buxhovi,Kosova)”

Pra pa u hamendur , këndej pari ku jemi sot, dhe ku ishim dikur ; andej pari ku të parët tonë jetonin dhe lundronin përgjatë historisë ; këndej pari ku kemi mundësi t`i hasemi e nuk duam por edhe andejpari ku nuk guxojmë as t`përmendim që ishte e jona, janë gjurmët tona.

Check Also

Ndikimi rus në Shqipëri, Pentagoni: Rreziku ju vjen edhe nga…jugu

Nga Xhildinho Ozuni Qeveria shqiptare ka kërkuar prezencë ushtarake në Tiranë, e shqetësuar nga “rreziku …

Leave a Reply