Kryefaqja / LAJME / Arkeologu Canaj: Janë eshtra të ushtarit italian dhe jo të grekut!

Arkeologu Canaj: Janë eshtra të ushtarit italian dhe jo të grekut!

Arkeologu Canaj: Janë eshtra të ushtarit italian dhe jo të grekut!

Arkeologu shqiptar që jeton në Itali, Etnor Canaj shkrojë në fcb e tij se eshtrat e gjetur në Dragot të Tepelenës nuk i përkasin ushtrisë greke, por asaj italiane dhe bëhet fjalë për një parashutisti italian dhe me sakt një parashutisti të një Reparti Special i Batalionit San Marco.

“Ka ekzistuar nje repart special i njohur me siglen “P” “CAP.LE” është shkurtimi i titullit ushtarak “Caporale”. Reparti Speciali del San Marco. Battaglione “P” -(P=PARASHUTIST). Numri eshte numri i ushtarit dhe shkronja “P” është për Parashutist, një repart special italian i parashutistëve të Batalionit San Marco. Mbiemri “Greco” është i përhapur në Itali dhe jo ne Greqi”. U shpreh arkeologu Canaj.

Koloneli shqiptar Dritan Demiraj për portalin e Tiranës Politiko.al u shpreh se bëhet fjalë për eshtrat e ushtarëve Italian nga shkronjat latine dhe grada ushtarake në medalionin e gjetur.

Ishte portali Tiranas politiko.al ai që solli faktet se nuk bëhet fjalë për eshtrtat e ushtarëve grek por Italian duke treguar profesionalizëm gazetaresk.

Është e qartë tashmë se kemi të bëjmë me eshtra të ushtarëve italian dhe jo grek, ministrit të jashtëm të Greqsë Nikos Kotzias nxitojë të japi konferencë shtypi për mediat botërore për gjetjen e eshtrave greke, por ky gëzim i tij i nxituar u shua shpejtë sepse specialistët deklaruar se janë eshtra të ushtarëve italian. Është mirë që politika të mos përziet në punën e gjetjeve të eshtrave, por tua lëmë në dorë profesionistëve të specializuar për këtë punë. (news-start.info)

Arkeologu Etnor Canaj

Check Also

Skandali i Ministrisë së Arsimit, nxënësit 11-vjeçarë shqiptarë pyeten nëse kanë bërë seks anal

Një studim kombëtar që synon të zbulojë më shumë mbi sjelljen shëndetësore të nxënësve shqiptarë …

Leave a Reply