Kryefaqja / OPINION / Fotis Kalpidhis i vrarë nga shqiptarët ortodoksë të Korçës

Fotis Kalpidhis i vrarë nga shqiptarët ortodoksë të Korçës

Mitropolitin Fotis, nuk e vranë shqiptarët mysliman, nuk e vranë as komitët bullgarë dhe rumunë, atë e vranë ortodoksit shqiptar të Korçës për veprimtarinë antishqiptare që bënte ky klerik i ardhur nga Azia e Vogël.
Pra , dënimi i tradhtisë nuk njeh fe . Po, pse u vra kjo shëmbëlltyrë e së keqes ?

Korçaret e vranë për greqizmin e shqiptarëve duke përhapur gjuhën greke dhe mallkuar gjuhën shqipe. Por Patriarkana e Stambolli nuk hoqi dorë lehtë për të dërguar misionarët e saj për përhapjen e greqizmit tek shqiptarët. Në vend të Foti Kallpidhis, ajo dërgoj Mitropolitin Gjervasio, i cili edhe ky ishte pondios, pra sllavë nga Azia e Vogël.

Mbani në mend : “ Në vend të Foti Kallpidhis, ajo dërgoj Mitropolitin Gjervasio, i cili edhe ky ishte pondios, pra sllavë nga Azia e Vogël “ ! E shihni , gjithnjë kundër shqiptarisë për një qellim të mjerë : greqizimin e shqiptarëve. Poshtërsia e Kishes Greke nuk kishte kufij .

Nuk e di se si ndodhë, sikur tek serbët ashtu edhe tek grekët , antishqiptarët të shpallen heronj ;
“Mitropoliti i Korçës Foti Kallpidhis renditet në historiografinë greke tek Heronjtë e luftës për Maqedoninë greke e cila u zhvillua nga viti 1904-1908. Ai renditet si martiri i parë me rrobën e një kleriku fetar i kësaj lufte. Fjala është për atë Maqedoni që pretendonin grekët nga Manastiri, Ohri, Prespën, Korça, Pogradec “.  Si ta quajmë ndryshe këtë  lakmi të fqinjit tonë të jugut , të cilin ne  ekrijuam shtet. Ah , Perandoria Osmane qoftë mallkuar !

Në çdo kohë kishte avni rrustema ,ose më mirë të themi që çdo kohë e shqiptarisë kishte familje të Jovan Kosturit :  “Familja e Jovan Kosturit ka qenë njëra nga mbështetësit kryesor të Komitetit të Fshehtë të Manastirit, vetë Jovan Kosturi ka qenë anëtarë i degës së Korçës të këtij Komiteti. Ka të dhëna se kryetar i vërtet i Komitetit të Fshehtë të Manastirit ishte Jovan Kosturi, por kjo gjë mbahej shumë e fshehtë. Në të vërtetë Komiteti i Fshehtë i Manastirit është projekt i familjes Kosturi sepse ata ishin drejtuesit kryesorë dhe financuesit e saj.”

Shqiptarët e mjerë “Studiuesi Xhevat Lluri shkrun se më 1914, në Prongji të Gjirokastrës vijnë 200 ushtarë grekë dhe gjënë e parë që bënë arrestuan Bajramin Ligun i njohur për atentatin që kishte kryer me Hito Lekdushin mbi Bimbashin e Gjirokastrës, Mars 1908.

Nga torturat në burg grekët i thyen disa brinjë dhe i prenë njërin vesh pasi e akuzonin për vrasjen e Mitropolitit të Korçës, Fotis Kallpidhis. Fshati Prongji mblodhi monedha floriri dhe ia dërguan komandës greke me anë të Majko Llurit për lirimin e tij. Pasi u pranua shuma e florinjve komandanti grek dha urdhër që Bajrami i sakatuar të lirohet. Por nuk u mësua nëse Bajrami kishte qëlluar vërtetë mbi Mitropolitin grek.

Pse historianët e jugut nuk e zbardhin mirë këtë ngjarje :  “Një ngjarje ende e pa zbardhur mirë nga historianët shqiptar është vrasja e Mitropolitit të Korçës, Fotis i cili nën rrobën e udhëheqësit shpirtëror të ortodoksëve bënte punën për greqizmin e shqiptarëve në zonën e Voskopojës, Korçës e deri në Përmet.”
Vetëm ta mbani në mend: “Më 1902, në 16 Maj zgjidhet Mitropolit i Voskopojës, Korçës dhe Përmetit.”
Ishte ende koha e turkut , ende ishim  të robëruar  dhe turku na donte shumë sa që i lejonte grekët të na greqizojnë ,të na humbasin farën tonë . Ç`farë dashurie osmane  ?

Lajmi i vdekjes së tij tronditi panhelenizmin dhe shpërndahu dhimbje dhe urrejtje në shpirtrat e helenëve të Korçës. Klithma urrejtjeje u dëgjuan dhe betime tek më i Larti për hakmarrje…

Panhelenizmi ,pansllavizmi , panislamizmi  kundër shqiptarëve.

Shqiptarët duhen të kthjellen dhe të krijojnë panshqiptarizmin e tyre , pop or me kë ?

Fahri Xharra,29.01.18
Gjakovë

Check Also

Greqia braktis në heshtje bisedimet me Shqipërinë, pritet vetoja greke në qershor

Nga Arben Llalla Në fund të muajt mars, Greqia braktisi në heshtje bisedimet me Shqipërinë …

Leave a Reply