Kryefaqja / OPINION / Historiani Xhufi tregon skandalin me varrezat greke në Shqipëri: U mbushën me eshtra të kafshëve dhe…

Historiani Xhufi tregon skandalin me varrezat greke në Shqipëri: U mbushën me eshtra të kafshëve dhe…

Historiani Pëllumb Xhufi ka treguar live nje skandal që ka ndodhur me varrezat greke në Shqipëri. Ai tha në “Arena” nga Dritan Hila në televizionin Ora Neës se kur u ndërtuan varrezat në vend të eshtrave të ushtarëve ishin vendosur eshtrat e banorëve të zonës, madje edhe eshtra kafshësh.

Deklarata e historiani Pëllumb Xhufi: Çështja e varrezave që pala greke e ka futur që në vitet 90 në politikë ka avancuar në mënyrë të turpshme për politikën të majtë dhe të djathtë, sepse pa u bërë një marrëveshje siç është e udhës që të bëhet, varrezat në grykën e Kosinës i kam parë unë në 2004 të realizuara pa marrëveshje. Marrëveshja është bërë në 2006 ose në 2008. Pra në mënyrë ilegale ishte bërë ajo varrezë dhe ndërtimi i tyre u ndoq nga një skandal i turpshëm, sepse ato varreza duheshin mbushur me eshtrat e ushtarëve grekë. Nuk u mbushën me eshtrat e ushtarëve grekë, por u mbushën me eshtrat e banorëve të zonës të fshatit Kosinë dhe fshatrave përreth dhe plasi një skandal i madh. Prifti i shiste me para dhe një mjek ligjor zoti Meksi, që e kam njohur prej kohësh nxori që këto janë eshtra fëmijësh dhe pleqsh dhe eshtra kafshës që ishin marrë për ështra ushtarësh. Ky ishte një skandal i madh. Ky njeri i respektuar si ata 5 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese doli në pension që ditën e nesërme. Prokurorja që hapi çështjen në Përmet edhe asaj i ndodhën historia. Për këto çështje politika heshti. Kurse pala greke ka një qasje shumë realiste. Kur do ta avancojë një çështje kap qeverinë dhe kap edhe opozitën. Kjo e varrezave ka qenë e cuditshme, edhe qeveria edhe opozita heshtën.

Check Also

Çka duhet të dinë shqiptarët për çështjen e emrit të Maqedonisë

MAQEDONIA NGA VITI 146 PARA ERËS SONË DERI NË SHEK.VII TË ERËS SË RE KA …

Leave a Reply