Kryefaqja / OPINION / IDEOLOGJIA LENINISTE KY TUMORR VRASTAR I KOSOVËS SHQIPTARE !

IDEOLOGJIA LENINISTE KY TUMORR VRASTAR I KOSOVËS SHQIPTARE !

Shkruan: Ahmet Asani

Analizat per gjendjen dhe zhvillimet politike e ekonomike, qe me dekada i degjojme e lexojmë, janë vetem pershkrimi i majes se ajzbergut, maje te cilen edhe te verberit mund ta shohin e ndjejne! Ne fakt, e verteta mbi gjendjen e keqe ne Kosove, burimin e ka më thellë e më larg si ne aspektin hapsinor ashtu edhe ne ate kohor! E keqja gjithëmone buron nga ideologji te cilat njeriun e bejne te mendojë dhe veprojë keq!

Mu kujtua nje fjalë te cilen e la Mahmut Bakalli, gjate një interviste e cila u realizua një jave para se të vdiste! Ne pyetjen e gazetares se a dinte qe ne mars te vitit 81 do te pelcisnin demonstratat, ai ishte pergjigjur:

“…nese dikush asht dasht me ditë i pari ne Kosove ai jam unë, mirëpo unë kam marr vesh mas Beogradit e Tiranës…”!

Kjo fjali flet per ideologjinë leninisto-staliniste e cila u fut ne Kosove para disa dekadave, ideologji e cila do të prodhojë një mentalitet krejt ndryshe nga ai autokton, mentalitet ky te cilin Kosova nuk e njihte me pare, ideologji e mentalitet ky, nga i cili do te dalin veprime te ngjashme me ato te cilat e majta enveristo-staliniste i kishte bere per 50 vite ne Shqiperi!

Nen ndikim e kesaj ideoligjie te importuar enveristo-staliniste, ne Kosove lindi nje e majtë e cila luften per çlirimin e Kosoves filloi ta konceptojë si luftë per berje te revolucionit komunist dhe marrje te pushtetit, teori dhe praktikë kjo e njohur nga rruga e partise komuniste te Shqiperise! E nxitur dhe e mbeshtetur nga PPSH, ne Kosove lindi nje e majtë e cila shume shpejtë arriti qe mentalitetin enveristo-stalinist ta shtrije ne Kosove e vise te saja! Atebote kush merrte guximin te shprehte dyshim ne vijen enveristo-staliniste dhe ne yllin komunist, apriori shpallej tradhetar!

Pas disa vite te instalimit te ketij mentaliteti, ne Kosove ndodhi ajo e cila nuk duhej te ndodhte kurre- ne vend qe rinia kosovare ti bashkohej intelegjencise popullore, ajo u organizua ne fryme enveristo-staliniste, fryme kjo e cila e ndau rinine nga intelegjencia! Pa hezituar shume ky organizim i majte enveristo-leninist, fillimisht intelegjencine kosovare e akuzoi per revizionizem, titizëm, per orientim properendimor, proamerikan, per ta akuzuar ne fund edhe per tradheti kombetare!

E verbuar pas deshires per revolucion leninist, kjo e majte kosovare shante e perqeshte shtetet demokratike edhe pse vet kishte gjetur strehim ne keto shtete kapitaliste! Kjo e majtë qellim kryesor i kishte vere vetes qe luften per liri ta shfrytezonte per ta bere revolucionin leninist! E verbuar pas idealit leninist, nuk donte te shihte as faktin qe Gjermania ishte e demokratike e jo fashiste, se mbi 1 milion mergimtarë me pune ne Gjermani, Austri, Zvicer dhe shtetet tjera kapitaliste perëndimore e në Amerikë po financonin jeten dhe luften çlirimtare ne Kosovë!

Duke verejtur se kesaj radhe historia nuk do perseritej 100% dhe duke besuar thelle se pas lufte, perendimoret do te largoheshin dhe Kosova do mbetej ne duarte e tyre, siç kishte mbetur Shqiperia nga v. 1945 “ne duartë e partise”, e majta enveristo-staliniste filloi ti afrohej perendimoreve dhe te sillej ndaj tyre si “aleate”!?

Mirepo, perendimoret te informuar mire per historine e dhimshme te Shqiperise dhe duke ditur mirë gjendjen ne Kosove, le qe nuk u larguan por e ndihmuan dhe vazhdojne ta ndihmojne Kosoven! Shtetet Evropjane e parasegjithash shtetet si Gjermania, Austria, Zvicra, Anglia etj. dhe SHBA -të po bejne çmos qe Kosova mos të mbetet me plagë të pasheruara! Keto shtete demokratike i dhane Kosoves mundesine dhe shansin historik per ta thene te verteten mbi gjitha krimet e kryera ne Kosovë, per ta ngritur vetedijen ne shkallen e pajtimit kombetar, i dhanë shansin historik te berjes fuqi ekonomike e ushtarake!

E gjetur ne kete gjendje, nje pjese e kesaj te majte kosovare e vonuar per disa dekade ne reforma, pas lufte u mundua te kamuflohej shpejtë e të prezantohej si demokratike e pluraliste! Nje pjesë tjeter e kesaj te majte, më “ortodkse”, e mbetur “ne bisht te revolucionit” dhe e deshpruar per deshtimin e revolucionit komunist, do te vazhdojë sot e kesaj dite ti mbetet besnike luftes se pakompromis kunder kapitalizmit e imperializmit dhe te beje çmos per te perfituar nga gjendja, per te arritur ne nje pike revolucionare te ngritjes se popullit ne nje revolucion per ‘vendosje’ te nje sistemi te majtë monopartiak, iluzion ky i cili perkunder deshires se madhe te kesaj te majte, te ruseve dhe fqinjeve të Kosovës, nuk do te ndodh kurrë ne Kosovë!

Mirepo, pavaresisht ndarjes se të majtës ne dy krahë, hisja e tyre per llogaridhenie para popullit e historise mbetet e njejte! Ishin PKSH-PPSH te cilat gjate dhe pas luftes se dyte boterore për gjysem shekulli vrane likuiduan, burgosen e persekutuan intelektualet e patriotet me te mire te kombit! Mjerisht ky model i PKSH-PPSH-ës u be model i te majtes kosovare per marrje te pushtetit dhe “qerim hesapesh” me ata qe mendojne ndryshe! Shqipëria nuk i hapi asnjehere dosjet e krimeve komuniste qe ta thote te verteten qe prodhoi monizmi stalinist dhe lufta e klasave ne kete shtet ateist e eksperimentues pa asnje prone private!

Kur ne Shqiperi u provua te hetohet krimi komunist, ishte binomi i te majtave Shqiperi- Kosovë, te cilat ne v.1997 pa hezitim i vune flaken Shqiperisë!

E impresionuar nga kjo forme e marrjes dhe mbajtjes se pushtetit, e majta kosovare sikur para ashtu edhe gjate e pas lufte ndoqi “rrugen e partise”, duke perdorur gjitha format per eliminim e kundershtareve politik! Kjo e majtë kosovare nuk hoqi dorë nga “rruga e partisë” as pas rrezimit te murit te Berlinit, as pas daljes ne shesh te realitetit te hidhur ne Shqiperi dhe nuk deshti ta kuptoj asnjehere se “rruga e partise” nuk ishte rruge te cilen duhej ndjekur Kosova!

Kosova dhe shqiptaret ne pergjithesi kane shpenzuar dhe ende po shpenzojne kohe e energji per ta bindur te majten enveristo-leniniste se ishte dhe ende eshte ne rruge te gabuar, por mjerisht kjo nuk dha dhe nuk po jep ende efektin e duhur nga qe ndikimi i pasardhesve te PPSH-es ishte dhe eshte ende me i madh se sa ndikimi i intelegjencise kosovare dhe asaj gjitheshqiptare! Shkenca e historise e ka per borxh ta definoje ndikimin e ideologjise staliniste të Tiranës, e cila jo vetem qe e mesoi te majten kosovare se si behen ‘listat e vdekjes’, por edhe i dha mbeshtetje ne njerez e infrastrukturë per te etiketuar, poshtëruar dhe likuiduar intelektualet e atdhetaret me te mire qe kishte Kosova!

• Mendoj se shoqeria Kosovare ka ardhur ne ate pike kur duhet te vendos ta le genjeshtren dhe ti kethehet te vertetes nga qe siç thote populli – me rrena nuk mahet shpija! Kosova duhet te behet shtet demokratik duke forcuar demokracine ne baze traditave kombetare si Besa, e verteta, drejtësia, puna e dija ! Po qe se kjo nuk ndodh, definitivisht Kosova do te rreshqas ne nje shtet te dyte postmonist te ndertuar me bazë te gënjeshtrës, krimit, tradhetise, hajnisë, prostitucionit e kanabisit sikur qe ka rreshqitur e po vepron politika e shtetit të Shqiperisë!

• Kosova ka tradite pune, ka nje intelegjenci popullore jashtzakonisht te sinqert, ka nje diaspore jashtzakonisht te forte e vitale, Kosova e ka ruajtur traditen e fjales e besës, andaj edhe mundet e duhet te behet shtet juridik! Kosova e ka edhe me borxh ta beje kete per hire te gjakut te deshmoreve te derdhur nder shekuj, e ka per obligim te behet shtet i se drejtes, shtet i forte ekonomikisht e ushtarakisht per t’ardhmen tonë, te rinise gjitheshqiptare, per hire te shqiptarëve ne Maqedoni, Lugine, Malësi e Mergatë, per hire te gjithe shqiptareve te vertete kudo qe jane, sepse vetem nje Kosovë e forte mund ta çoj ne vend amanetin shekullor e te gjithë deshmoreve te kombit!

Check Also

Ndikimi rus në Shqipëri, Pentagoni: Rreziku ju vjen edhe nga…jugu

Nga Xhildinho Ozuni Qeveria shqiptare ka kërkuar prezencë ushtarake në Tiranë, e shqetësuar nga “rreziku …

Leave a Reply