Kryefaqja / PERSONALITETE / JUSUF BEJ KARAHASANI

JUSUF BEJ KARAHASANI

JUSUF BEJ KARAHASANI

(Botohet ne 185 vjetorin e lindjes dhe 107 vjetorin e vdejkes)

Lindi në katundin Brezhdan të rrethit të Dibrës në vitin 1833. Bashkë me vëllain e tij, Ahmetin, u përfshinë në lëvizjen kombëtare, që në qershor të vitit 1878, kohë në të cilën u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Në 1902 organizoi një tubim në Peshkopi për hapjen e shkollave shqipe në disa fshatra të Dibrës.

Mori pjesë në Kongresin e Dibrës 24 korrik 1909 dhe këmbënguli për mësimin e gjuhës shqipe me germa latine.

Qe ndër organizatorët e disa kuvendeve në Dibër, që patën si qëllim ndarjen e Shqipërisë nga Turqia dhe fitimin e pavarësisë kombëtare.

Është i pari dhe i vetmi nga oxhaqet e Dibrës, që i vuri pushkën Turqisë Osmane.

Në qershor të vitit 1910, në krye të një fuqie malësorësh luftoi kundër trupave të Tërgut Pashës në Qafë Prush, Lumë e Reç.

Pasi hyrjes së Tërgut Pashës në Dibër, u tërhoq në male, ku nga kushtet e egra të dimrit vdiq në janar të vitit 1911

Check Also

Atdhetari i pavdekshëm shqiptar Abdyl Frashëri: Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar

Atdhetari dhe Diplomati i Shquar I pavdekshem i popullit shqiptar Abdyl Frashëri, i drejton redaksisë …

Leave a Reply