Kryefaqja / LSHB / Kukësi i Gjergj Kastriotit dhe i Shqipërisë së Bashkuar(Foto&Video)

Kukësi i Gjergj Kastriotit dhe i Shqipërisë së Bashkuar(Foto&Video)

Sot në qytetin e Kukësit u bë rivendosja e Bustit të Gjergj Kastriotit pas ristaurimit të Bustit që ishte larguar nga sheshi i Kukësit dhe nga sot Sheshi para Bashkisë Kukës do të qyhet ,,Sheshi Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Pjesë e ketij evenimenti ishte edhe Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar e cila qysh në oret e mëngjesit i është drejtuar Qytetit të Kukësit ku në fillim bëri homazhe të varri i Heroit të Kombit, njëherit ideatorit të Shqipërisë së Bashkuar Hasan Prishtina dhe te shtatorja e Heroinës Kombëtare Shote Galica, ku vazhdoi për tu bërë pjesë e ceremonisë së zbulimit të Bustit të Kryeheroit të gjithë shqiptarëve, Legjendarit Gjergj Kastrioti.

Në fillim delegacionin e LSHB-së e priti në zyren e tij kryetari i Bashkisë Kukës z. Bashkim Shehu dhe këshilletari për kultur dhe trashigimi kulturore z. Petrit Palushi të cilet ju uruan mirësëardhje aktivistëve të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar ku i njoftuan mbi ecurin e funksionimit dhe të zhvillimit të qytetit të Kukësit, delegacioni i LSHB-së i prirë nga Frashër Racaj, Frrok Bardhi dhe nga veteran të UÇK-së e njoftuan kyebashkiakun mbi veprimtarin atdhetare të LSHB-së dhe vizionin programor për arritjen e ribashkimit të Shqipërisë.

Pas vizites në Bashkin Kukës të gjithë së bashku u nisen për të Sheshi para Bashkisë për ta zbuluar Bustin e kryeheroit të të gjithë shqiptarëve Gjergj Kastrioti.

Zbulimin e Bustit e bëri kryetari i Bashkisë Kukës z. Bashkim Shehu dhe nga Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar z. Frashër Racaj.

Fjalen e rastit e mbajti krytari i Bashkisë Kukës z. Bashkim Shehu ku e çmoi lartë luftën, vizionin dhe trimërinë e kryeheroit tonë legjendar Gjergj Kastrioti i cili përditë e më shumë po i pushton sheshet kryesore të botës.

Ndersa Frasher Racaj i përshëndeti të pranishmit në emer të kryetarit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Tahir Veliu dhe foli mbi rolin e Gjergj Kastriotit në unifikimin, dhe krijimin e shtetit të Arbërit.

Në shënjë nderimi dhe respekti për Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar, kryebashkiaku i ftoi në një koktej rasti dhe biseduan për vitet e vështira të luftës së Shqipërisë andej Drini dhe kauzen kauzen kombëtare për çlirim dhe bashkim, gjatë kësaj bisede u evokuan kujtime të viteve të luftës dhe kontributin e kukësjanëve për çlirimin e Shqipërisë veriore, gjithashtu delegacioni i LSHB-së e vizitoi Kullen e ekzodit 99 në lartësi prej 24 metrave e vizituan ekspoziten e fotografive nga lufta e lavdishme e UÇK-së si dhe fotot e të keqtrajtuarëve nga armiku serbë.

Shkruan: Frasher Racaj

LSHB, Kukës 17-01-2017

Tahir Veliu

Publié par Frasher Racaj sur mercredi 17 Janvier 2018

Check Also

LSHB thirrje për bojkot, koncertit të këngëtarit nazist grek Notis Sfakianakis

D E K L A R A T Ë Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar iu …

Leave a Reply