Kryefaqja / OPINION / Kush  është Gjuragj Kastriot – Skenderbeg!i

Kush  është Gjuragj Kastriot – Skenderbeg!i

Njeriu  nga shqiptarët duhet të jetë gjithë çka por njeri jo , ai që e mohon të kaluarën e tij historike dhe ai që edhe në kohën e sotme e luan rolin e Hamzait në tradhtimin e historisë .  Nuk ka gjë më të rëndë se kur shqiptarët  ( disa ) në seri i lëshohen tradhtimit të kombit . Ai që e tradhton kombin , mjerë familja që e ka  : ngase të njëjtën është i gatshëm ta bëjë edhe ne familje.

Të neveritin shkrimet e  (disa )  hoch-staplerave , të cilët në mënyra te ndryshme janë futur në qendrat e ndryshme prej ku  mund të iu ndihet zëri më shumë ; nga ku  mund të “brohorasin “ më zhurmshëm kundër çdo gjëje shqiptare . Dhe po e bëjnë . Hoch-staplerat janë në një lidhje mafioze antishqiptare dhe si duket kjo lidhje mirë e koordinuar sjellë para të mëdha.
Nuk mundet njeriu të  quan nënën e tij të përdalë pa një interes madhor  e që janë parat. Por edhe këto të fëlliqura nuk janë vetëm sikur mos t`ishte edhe kërcënimi dhe shantazhimi që i shoqëron ato.
Të gjitha qasjet e këtyre antishqiptarëve në publik tregojnë që këta njerëz e kanë mizën nën kapuç  dhe se duhet  ashtu të flasin ; me sigurinë më të madhe mund të themi se bile bile  që i marrin tekstet e shkruara të gatshme  dhe se fundi janë vetëm” autor “ virtual të krimeve kundër kombit .

Më ka rënë në dorë libri i Predrag R. Petroviqit  me titull :   “ Ko su  Đurađ  Kastriot- Skenderbeg  i Kastrioti “  ( Kush janë Gjuragj Katriot-Skënderbeg dhe Katriotët  ) , botim i vitin 2016.Beograd.

Autori thotë se thirret në shumë fakte historike për të dëshmuar se Skënderbeu ishte serb.  Në këtë rast , roli im nuk është të bëj përgënjeshtrimin e çdo kapitulli të këtij libri shumë  vëllimor. Libri i ka 514 faqe me 110 shtojca dhe qindra fotokopje  të faksimileve të ndryshme. Për vërtetësinë e këtij  dokumentacioni  duhej të angazhohej ndonjë institucioni zyrtar .
Mjerë ne që jemi në këtë situate dhe kishte me qenë mirë të kishim një gjykatë speciale për sharlatanët tanë të shkrimit historiografik  , falsifikatorët ordiner të porositur.

Nga i njëjti autor e kemi edhe librin e dytë  : A është Vojsava , nëna e Gjuragj Katriotit – Skënderbeut

E kam një propozim që këto dy libra , të blihen dhe t`iu dërgohen lubonjave , nanove dhe të gjithë shmitave tjerë si peshkesh për punën e tyre me zell të madh kundër historisë sonë

Fahri Xharra, Gjakovë,08.01,18

Check Also

30 arsye pse jetoj ende në Shqipëri

Nga Eva Kushova Se këtu kam prindërit, motrat, vëllain, të afërmit e mi. Se flas …

Leave a Reply