Kryefaqja / KULTURË / Letërkëmbim: Fortë i ndershmi vëlla i idealeve të përbashkëta atdhetare Fadil Shyti!

Letërkëmbim: Fortë i ndershmi vëlla i idealeve të përbashkëta atdhetare Fadil Shyti!

Nga letra juaj analitike dhënë në shkrimin tim të botuar në Rrjetet Sociale: “S’ka më mirë se në atdhe”, kuptova se plagët e atmëmëdheut që po ja shkaktojnë sundimtarët servil e rezil që janë vë në shërbim të të huajit për interesat e tyre personale vetëm për të mbetur në pushtet, që këta njerëz të pdinjitetshëm nëpër peruidha të ndryshme të udhëkryqeve tona historike u treguan të pamëshirshëm ndaj popullit shqiptar duke e ndarë trungun e Shqipërisë sonë të shenjtëruar në thela-thela për t’i kënaqur apetitet e fqinjeve tanë grabitçarë të pangopshëm dje dhe sot!

Këto plagë pabesie juve atdhetarëve që ndodheni me punë jashtë atdheut për motive të ndryshme politike e sociale, plagë këto që ju therrin e ju shqetësojnë edhe me shumë se sa neve që jemi në atdhe! Ndaj ju atje në mërgimin e hidhur përpiqeni me çdo kusht, me çdo mënyrë që këto plagë të shërohen sa më parë, plagë këto që juve shoku Fadil me të tjerë atdhetarë ju therrin thellë në zemër, pra, ju jeni me zemër e me mendje në atdhe!

Ne që për çdo ditë përballemi brenda atdheut me këto plagë që sunduesit plangprishës e atdhemohues, mund t’i shërojmë nga përpjekjet tona dhe tuajat, të mijërave zemrave atdhetare brenda dhe jashtë atdheut jeni përfaqsuesit e popullit shqiptar ashti siç ishin me mijera zemra atdhetare në periudhën e Rilindjës Kombëtare Shqiptare, siç ishte iluministi ynë patrioti shqiptar Naum Veqilharxhi e të tjerë…, që hartuan dhe sollën në atdhe ABETAREN e parë të shkronjave shqipe e cila përveç kryerjes funksionale të shkrim-këndimit, njëherazi ushtronte edhe funksionet e edukimit patriotik në kushtet e pushtimit Osman që nga klerizmi islam i Turqisë, dhe klerizmi ortodoks sllavo-greke, të cilët kishin mallkuar shkrim këndimin në gjuhën shqipe.

Nëse nuk gabohem në vitin1909, kjo dituri e shkrim-këndimit u perhaps nga mësuesja patriote e ardhur nga mërgimi në atdhe Parashqevi Qiriazi, grua e parë shqiptare autore e tekstesh shkollore të gjuhës shqipe të kësaj gjyhe që së pari kishte folur edhe vetë Perëndia siç thoshte poeti e rilindasi ynë i madhi Naim Frashëri, ajo në qytetin e Manastirit botoi librin: “Abetare për shkollat e para”. Po, atë vit më sa më kujtohet u botua në Paris në qytetin e dijës dhe kulturës europiane: “Stërvitorja” e patriotit Nikolla Lakos etj. Pra, populli ynë shqiptar përpos luftrave të parreshtura çlirimtare kundër pushtimeve të huaja, njëkohësisht luftonin edhe për përhapjen e diturive të shkrim-këndimit të gjuhës shqipe, kështu në shkollat tona aso kohe, por, mendoj edhe sot luftuan me pushkë e penë për çlirimin dhe ribashkimin e vendit të coptuar nga pushtues të ndryshëm që donin ta hanin Shqipërinë, por që hëngrën kokat e tyre nga armët e trimave që mbanin armët në krahë e barotin në gji, dhe morën diturit nga mësonjës/et patriot/e shqiptar në çdo kohë!

Element patriotik dhe përparimtar shqiptar, patën gjithnji qëndrim të hapur m’u ashtu siç kemi edhe ne sot, kundër klerit dhe ideologjisë së huaj fetare që vinte nga Porta e Lartë e Turqisë, nga kleri i kishave ortodokse sllavo-ruse dhe greko-serbe, dhe nga krishterizmi romak i Vatikanit. Pra, ishin këta patriotët që mbajtën gjithnji ndezur zjarrin e luftës për liri e të drejta kombëtare deri në ditët tona. Analfabetizmi kjo plag e madhe dhe pushtimet e huaja në tokat tona shqiptare si dhe tradhtarët shqipfolës, janë ndeshur gjithnji me forcat atdhetare përparimtare shqiptare, ato po ndeshën edhe sot, por, me metoda ma ndryshe nga ata të rregjimeve të kaluara pushtuese, po ndeshën edhe sot e kësaj dite me këto forca të errta reaksionare. Kështu kujtojmë një epok të ndritshme në prag të çlirimit të atdheut nga LANÇSH, statistikat e kohës flasin mbi 80% e popullsisë ishte analfabete, ndërsa te gjinia femërore arrinte deri në 90%. Duke mos dashur të zgjatëm shum në këtë letër me periudhat kohore të pas çlirimit të Shqipërisë nga nazizmi gjerman e fashizmi italian, si dhe nga tradhtarët shqipfolës të vendit. -Më 25-27 Nëntor të vitit 1944 i udhëhequr nga direktivat PKSH dhe komandantit të LNÇSH, Enver Hoxha u mbajt në Korçë, Kongresi Arsimtarëve Antifashist tek u dha kushtrimi: “Asnjë analfabet nuk duhet të ketë në Shqipërinë e lire demokratike”. Dhe vërtet kjo ëndërr e rilindasve trima të pushkës e të penës u bë realitet në Shqipëri duke u përhapur ky zjarr diturie në mbarë hapsirat ku jetonin shqiptarët.

Ky burim frymëzimi përparimtar kombëtar nga e kaluar jonë e lavdishme, luajti një rol të rëndësishëm edukimi edhe për brezat tanë që mbetën në pushtimin jugosllav nga patrioti ynë i shquar vazhduesi i Rilindjës Kombëtare, Adem Demaçi me të tjerë… Ku si rezultat i të gjitha këtyre përpjekjeve atdhetare u ngritën tri ushtri tona çlirimtare UÇK, UÇPM, UÇKombëtare për lirin e vendit, dhe tani ndodhemi në situata të reja politike ku duhet vazhduar tutje… Ndaj i shternjti Fadil edhe ne po përpiqemi me aq sa mundemi ta mbajm ndezur këtë zjarr lirie deri në ditën e Ribashkimit të Shqipërisë!

Me konsiderat për ju, nga Avdi Ibrahimi

Prizren, më 20 Dhjetor 2017

P.S. Foto dokument: Prishtinë, Fadil Shyti e Avdi Ibrahimi

Check Also

Nuk jam lypëse,jam nënë dëshmori

Babi të lutem do më dëgjosh Para se nga mësuesi im të kuptosh, Sot në …

Leave a Reply